Vizatime që simbolizojnë lirinë, në ekspozitën Edwart Lear
dualitet të lirisë mes idealizimit dhe materiales. Në këto punë, imazhi, operohet në një marrëdhënie të vazhdueshme midis stilit realist dhe atij abstrakt duke krijuar një realitet të ri, gati ëndërrimtar, pa harruar prezencën konstante të problemeve të ngjyrës dhe kompozimit. Edhe në vizatimet më të lirshme të tij ndihet një nervozizëm intensivë. Në të njëjtën kohë hapësirat e qeta të kompozimeve të tij zbulojnë një bashkekzistencë të penelatave ritmike, njollave e bilancimin e zonave duke shtuar ndjesinë e një energjie të pashtershme. Duke qenë mbartës i probleme themelore që shqetësojnë thellësisht artistët emigrantë, si identiteti, mediat e informacioni, konfliktet dhe emigrimet rajonale, Alkani shpesh e gjen frymëzimin në informacionin e marrë nga revistat, gazetat e libra të ndryshëm. Në 1995 artisti emigroi në Itali (Firence) ku ka tërhequr vëmendjen e kritikës bashkëkohore me vizatimet dhe pikturat në përmasa të mëdha, që si bazë kanë motive shqiptare e kryesisht të vendlindjes, Beratit. Pikturat e tij të fillimit i ka karakterizuar një energji e veçantë e shoqëruar me një interes për të eksploruar më në thellësi shenjën, duke eksperimentuar dydimensionalitetin dhe tridimensionalitetin e saj në një hapësirë të pafundme teknikash. Vizatimet e tij prezantojnë imazhe të thjeshta, që kërkojnë të sugjerojnë tema universale, të cilat përcjellin pyetje rreth ekzistencës tonë.
Last Updated on E Premte, 23 Prill 2010 08:21