Vizioni i ri që do të forcojë traditën e Universitetit Luarasi
Një nga universitetet private më të vjetër në Shqipëri. Disa breza juristësh që e kanë gjetur veten më së miri në tregun e punës. Sigurisht, në sajë të diplomës që kanë marrë. Universiteti Luarasi, veç traditës së suksesshme, këtë vit akademik sjell një vizion të ri. Detajet i tregon në intervistën e saj për gazetën administratorja Dajena Kumbaro.
Vetëm pak ditë më parë, Universiteti Luarasi shpërndau diplomat për brezin e 5-të të studentëve, që do të thotë se ky Universitet është ndër më të vjetrit në arsimin privat në Shqipëri. Mund të na thoni sa i rëndësishëm është ky element për përzgjedhjen e një shkolle të larte nga të gjithë ata maturantë që ulen për herë të parë në auditore?
Shpërndarja e diplomave të brezit të pestë në Drejtësi do të thotë edhe 8 vite përvoje e suksesi të Shkollës së Drejtësisë Luarasi, 4 vjet akreditim institucional, 4 vjet njohje nga tregu i punës dhe 4 vjet njohje ndërkombëtarisht të Diplomës nga Universitetet më serioze në botë, si i ai i Gjenevës, Pavias, Grazit, Mainzit, Berlinit, Groningenit, Londrës, Bostonit, Utrechtit , ku studentë nga Luarasi janë pranuar në programe studimi Master, pa u kërkuar dhënien e provimeve shtesë. Pa dyshim që jetëgjatësia e një universiteti ngjall besim te çdo student dhe është faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimit se ku dhe si ai/ajo do të bëjë një nga investimet më themelore të jetës profesionale. Universiteti Luarasi ofron një strukturë të qëndrueshme, ku cilësia dhe ruajtja e disa vlerave themelore në një treg me
konkurrencë shumë të madhe, ka qenë tipar karakterizues. Nuk është e rastësishme që Luarasi gëzon një reputacion dhe nivel të lartë besueshmërie.
Si paraqitet raporti mes studentëve të cilët kanë marrë një diplomë në Universitetin Luarasi dhe përshtatja me tregun e punës. E bëj këtë pyetje, pasi sot të sigurosh një diplomë në Shqipëri nuk është fort e vështirë.
Statistikat tona tregojnë se ish-studentët e Luarasit janë punësuar në 75-80 për qind të rasteve që në vitin e parë pas diplomimit, në sektorin publik e privat. Shumë punojnë në studio prestigjioze avokatore, në administratë publike, në studio noterie, kompani tregtare e sektorin bankar etj. Këto fakte flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për shumë komente lidhur me vlerën
e diplomës Luarasi. Vlerat tona kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë të forta: cilësi e lartë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në mënyrë që në përfundim të studimeve të gjithë studentët të ndihen të plotësuar personalisht e profesionalisht dhe të ndiejnë se kontribuojnë në shoqëri. Mendoj se me kalimin e kohës, në fakt shumë shpejt, aktorët e tregut të punës do ta bëjnë vetë përzgjedhjen e diplomave me vlerë. Burimet njerëzore
të kualifikuara e cilësore janë pasuria më e çmuar e një vendi dhe motor i zhvillimit ekonomik e shoqëror.
Drejtësia ka qenë ne gjithë këto vite dega e konsideruar si pika e fortë e Universitetit Luarasi, ndërkohë që vitin e ardhshëm akademik pritet që paralel, të sillen risi e ndryshime. Mund të na thoni, cilat do të jene ato? Me çfarë vizioni do të priten studentët e rinj?
Ne do të vijojmë me forcimin e programit të Drejtësisë në të gjitha pjesët e tij përbërëse. Në këtë vit akademik jemi në proces rishikimi e ripërtëritjeje të programeve ekzistuese, në mënyrë që ato të jenë sa më bashkëkohore e interesante për studentët. Kërkimi shkencor do të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat ndeshet Shqipëria në fushën ligjore, duke i inkurajuar kështu studentët që në çdo punim që kryejnë, të shtrojnë pyetje e të ngrenë probleme për zgjidhje, të jenë krijues e jo thjesht përshkrues të çështjeve juridike. Një vend thelbësor në kurrikulat tona akademike do ta zënë cështjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Do të ofrojmë edhe kurse kualifikuese, të cilat do të kenë një vlerë të caktuar kreditesh me qëllim që profesionistë të fushave të ndryshme të drejtësisë e administratës publike të përditësojnë njohuritë e tyre dhe, nëse e shohin të arsyeshme, të vijojnë më tej me module a lëndë për të cilat ata janë të interesuar. Që në muajin shtator të këtij viti do të punojmë për përgatitjen e disa programeve të reja Master në drejtësi, të cilat konceptohen si specializime në një fushë të së drejtës. E njëjta gjë do të bëhet për hartimin e një programi Master në administrim publik. Shumë shpejt do të hidhen rrënjët e një programi në ekonomi: bankë si filizi i parë për krijimin e një programi tërësor universitar në Ekonomi. Në 5-vjeçarin e ardhshëm, ne do të kemi të konsoliduara përveç programit të Drejtësisë,
edhe atë të Ekonomisë. Në të vërtetë, problematikat kryesore të ligjit dhe ekonomisë, kompanitë tregtare, shteti dhe tregu, si edhe natyra e ndërveprimit të tyre qëndrojnë në zemër të shumë politikave publike. Kështu, programet tona në Drejtësi, Ekonomi dhe Administrim Publik, do të paraqiten me një lidhje të natyrshme, do të përforcojnë njëra-tjetrën dhe do tu krijojnë mundësinë studentëve që të zgjedhin module, të cilat përputhen
më mirë me interesat e talentet e secilit.
Si ndikon mjedisi i përgjithshëm në vend në vënien në zbatim të këtij vizioni?
Por ne jemi të ndërgjegjshëm që plani akademik Luarasi është produkt jo vetëm i vizionit dhe aspiratave tona, por edhe i ambientit ku veprojmë, ambient i cili përfshin tendencat e gjera ekonomike dhe shoqërore, kufizimet e presionet, mundësitë dhe burimet në dispozicion. Në këto kohë që kalojmë, kur ndryshimet ligjore, ekonomike e sociale në Shqipëri janë të vrullshme,
ndeshemi në shumë raste me një çoroditje sa i takon një ideje konceptuale, ose boshti rreth të cilit të rrotullohen programet e ndryshme universitare. Shumë herë, fokusi vihet të sasia e programeve që ofrohen dhe jo te cilësia e tyre. Ndaj, sfida jonë më e madhe ka qenë qartësimi i qëllimit që duam të
arrijmë dhe përvijimi i rrugës që do të ndiqet për ta arritur këtë qëllim. Proceset e akreditimeve zyrtare janë testime të domosdoshme ku ne matim vetveten, reflektojmë, bëjmë analiza dhe përmirësohemi. Synimi ynë final është krijimi i një shkolle universitare, model i ekselencës akademike në Shqipëri. Eshtë koha që kjo të realizohet. Shqipëria ka burime njerëzore të çmuara në të gjitha fushat e dijes.
Çdo universitet privat apo shtetëror ka politika te veçanta për të tërhequr maturantet e shkëlqyer, a do te ketë të tilla në Universitetin Luarasi? Cilat do të jenë?
Patjetër që po. Sfida është si të marrim dhe të mbajmë studentë të mirë e të talentuar. Studentët më të mirë rrisin reputacionin akademik të Universitetit. Këtë vit akademik, ne do të aplikojmë dhënien e bursave të plota të studimit për pesë studentë me mesatare 10 të Maturës Shtetërore dhe gjysmë burse
për 20 studentë me mesatare 9.5 e lart të Maturës Shtetërore. Aplikantët do ti nënshtrohen një interviste ose shkrimi të një eseje, nëse do të jenë të shumtë në numër. Gradualisht do të aplikojmë një sistem përzgjedhje me kritere më të forta pranimi në vitet e ardhshme. Studentëve dua tu përçoj mesazhin që diploma Luarasi do të merret me djersë. Në këtë pikë nuk ka
asnjë kompromis.
Kasta e pedagogëve ka qenë gjithashtu një nga pikat e forta të procesit te mësimdhënies, thuhet se do ftohen të huaj, a do ketë të rekrutuar të rinj?
Personeli i Universitetit është nga më cilësorët. Emrat e bashkëpunëtorëve
tanë janë ndër më të shquarit, profesor Aleks Luarasi, profesori i mirënjohur i të Drejtës Kushtetuese dhe të Drejtave të Njeriut, ish-gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut, Kristaq Traja, profesoresha e të Drejtës së Detyrimeve, Mariana
Semini, profesor Irakli Kocollori, doktor(e) e së Drejtës Civile dhe Private