E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, Tatim-Taksat kontrolle për subjektet e palicensuar

Dega e Tatim-Taksave në qytetin e Fierit, ka ditë që po zbaton një vendim të qeverisë shqiptare lidhur me subjektet e palicensuara. Pikërsht duke i referuar këtij ligji, sektorët përkatës të kësaj dege kanë ndërmarrë disa kontrolle në shumë subjekte.

Sipas specialistes në drejtorinë e degës së Tatimeve, Jonida Gurguri këto kontrolle kanë konsistuar jo si më parë, kur atyre u vendoseshin gjoba për mos regjistrim të këtyre subjekteve por tashmë e tutje këtyre subjekteve do t`u konsfikohet malli, që do t`u gjendet.

Kështu në këtë kuadër janë gjetur 20 subjekte të paregjistruar dhe në këto kushte u është sekuestruar malli. Krahas këtyre kontrolleve të lartëpërmëndura, kjo drejtori ka ushtruar kontrolle edhe në drejtim të paisjeve të subjekteve me kasa fiskale.

Janë 90 raste që janë evidentuar për mos paisje me kasa fiskale, ku nga këto 35 subjekte, që tregtojnë tregti karburantesh dhe të tjerat, janë të subjekte të biznesit të vogël ose të madh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›