Okulistët: Shmangni blerjen e syzeve në rrugë

Syzet e diellit nuk janë thjesht aksesorë verorë, por shërbejnë edhe si mbrojtëse për syrin. Por, nëse duhet të mbrojmë këtë organ të zbuluar, duhet pasur kujdes blerja e syzve.
Okulistët thotë se mjaft qytetarë ndalen në rrugë për të blerë syze pa marrë parasyesh se sa të dëmshme mund të jenë ato. Suzana Zhuka, thotë se syzet optike tregëtohen në çdo bulevard apo rrugicë të Tiranës, por ato nuk kanë xhama organikë dhe pasojat tek përdoruesit e tyre janë të mëdha.
Sipas okulistes, syzet e diellit duhet të jenë cilësore dhe këshillohet blerja e tyre në optikë. Okulistja, thote se kujdesja për sytë duhet të kalojë edhe kufizimet ekonomike, që mund të kenë qytetarët për të blerë syze cilësore në optikë.
Por, anomalitë nga sytë nuk e kanë origjinën vetëm në përdorimin e syzeve jocilësore. Okulistja thotë se problem është se shumë qytetarët, shmangin vizitat tek okulistët dhe blejnë syze me numër që nuk është i këshillueshëm. Sipas mjekes okuliste, ka një në tre persona që kanë probleme me sytë. Kjo ndodhë për shkak të përdorimit të syzeve të gabuar si dhe kontaktit për shumë orë me kompjuterin apo TV.