E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita, Bahrein, mbështetje për statusin e Kosovës

Topalli ndalet në Bahrein, Katar dhe Dubai, bashkë me një grup deputetësh
TIRANË-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron, në vijim të vizitës së saj zyrtare në vendet e Gjirit Persik, është ndalur gjatë dy ditëve të fundit në Bahrein, Katar dhe Dubai, ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitetet më të larta shtetërore të këtyre vendeve. Topalli ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Bahreinit, Sheik Mohammed Bin Mubarrk Al Khalifa, me të cilin bashkëbisedoi lidhur me forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Një nga çështjet kryesore ku u përqendrua biseda ishte ajo për statusin e Kosovës. Duke theksuar qëndrimin e shtetit shqiptar në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, mbi bazën e paketës "Ahtisari", Topalli kërkoi mbështetjen e Bahreinit për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ndikimin e kësaj mbretërie edhe në vendet e tjera. "Kosova do të ketë të gjithë mbështetjen tonë dhe ju garantojmë se do të ushtrojmë edhe ndikimin tonë në vendet e tjera",- tha Al Khalifa. "Një popull ka të drejtën të vendosë për të ardhmen e vendit të tij dhe ka ikur koha ku të tjerët vendosnin për këtë. Pavarësia e Kosovës do të jetë në të mirë jo vetëm të saj, por edhe te të gjithë rajonit",- nënvizoi më tej ai. Ma pas, Topalli zhvilloi një takim me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Bahreinit, Khalifa Bin Ahmed Al Dharani, ku dhe bashkëbisedoi rreth rolit të kësaj vizite në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku natyrisht nuk u evitua as problemi i Kosovës, për të cilën kryetari Al Dharani siguroi mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij. "Ne do të bisedojmë për këtë edhe me vendet e tjera të rajonit, por edhe më tej",- theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›