Është gjendur nga policia 16 vjeçaria e zhdukur katër ditë më parë
Është gjendur nga policia 16 vjeçaria e zhdukur katër ditë më parë. Burime zyrtare nga policia e Vlorës thanë sot , se rreth orës 10.30 gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në autobusin që vinte drejt qytetit të Vlorës, ka gjetur 16 vjeçaren me inicialet F.Z., e cila rezultonte e zhdukur prej katër ditësh. Vajza 16 vjeçare është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë, ku është marrë në pyetje dhe më pas janë njoftuar prindërit e saj. Policia nuk bëri të ditur shkaqet e zhdukjes së minorenes, por deklaroi se po punohet nga ekspertët për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje .