E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i Institutit amerikan per paqe siguron mbeshtetjen e SHBA

Daniel Sereer: Diplomaci me agresive per njohje te reja te pavaresise se Kosoves

Drejtori i Institutit amerikan per paqe, Daniel Sereer, u shpreh se Uashingtoni dhe ne vecanti, Prishtina zyrtare, duhet te bejne perpjekje me agresive diplomatike per te shtuar numrin e vendeve qe njohin pavaresine e Kosoves. Ai ka thene se evropianet duhet ta thone qarte se Serbia nuk mund te prese qe t'i bashkohet BE-se derisa te mos e zgjidhe statusin e Kosoves dhe ka cilesuar si te turpshme permbajtjen e Bashkimit Evropian ndaj pavaresise se Kosoves per shkak te kundershtimit te Beogradit. Sipas tij, qendrimi rus kohet e fundit ka ndryshuar dhe tani duhet qe Uashingtoni te gjeje se cfare duan ruset dhe cili eshte cmimi qe ata duan per te terhequr mbeshtetjen per Beogradin ne raport me Kosoven. Ai e ka cilesuar te rendesishme ftesen e presidentit Bush per nje takim me udheheqesit e Kosoves, qendrimin e te cileve, pas pavaresimit te Kosoves, e ka vleresuar si shume pozitiv. Duke folur per rendesine e vizites se udheheqesve kosovare ne Uashington, Sereer ka thene se ajo ka nje rendesi te vecante dhe te madhe. Sjellja e mire e autoriteteve te Kosoves, qe nga shpallja e pavaresise, perpjekjet e tyre per t'i mbajtur gjerat ne qetesi dhe te mos keqtrajtojne serbet dhe pakicat e tjera ne territorin e Kosoves, ka bere qe te fitojne nje vemendje pozitive ne Uashington. "Mendoj se Uashingtoni gjithnje do te luaje nje rol te rendesishem ne Kosove. Evropa ka disa pengesa ne kete aspekt per shkak se eshte e ndare rreth ceshtjes se pavaresise", ka thene Sereer duke shfaqur shpresen se Evropa do te jete me e angazhuar. Po ashtu Sereer ka shfaqur mendimin se ndarjet brenda perbrenda Evropes nuk e kane ndaluar ate te jete e angazhuar ne Kosove. Ajo qe e ka permbajtur ate te jete me e angazhuar ne Kosove eshte rezistenca nga Beogradi. Ky vertet eshte turp, ka thene Sereer. Ai eshte shprehur se kjo rezistence ndaj pavaresimit te Kosoves do t'i shkaktoje Serbise humbje, sidomos ne aspektin financiar, per shkak te borxheve ndaj Bankes Boterore.

Cmimi

Sipas drejtorit te institutit amerikan rus kohet e fundit ka ndryshuar dhe tani duhet qe Uashingtoni te gjeje se cfare duan ruset dhe cili eshte cmimi qe ata duan per te terhequr mbeshtetjen per Beogradin ne raport me Kosoven.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›