E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Clinton policia merr masa

Policia e Tiranës njofton masat kufizuese të qarkullimit, në prag të vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton, e cila të enjten zhvillon një vizitë disaorëshe në vendin tonë.

Zëdhënësja e Policisë së kryeqytetit bëri më dije masat për garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së delegacionit amerikan në vendin tonë.

Prej orës 22.00 të së mërkurës deri në orën 17.00 të ditës së enjte nuk do të lejohet parkimi dhe ndalimi i mjeteve në akset Rinas – Qafë Kashar, Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës, Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;    Ura e Lanës Turi i ClintonClinton: Nuk ka më diskutim kufiri Clinton mbërriti në Prishtinë Clinton, mesazh të qartë Serbisë tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit; Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton; Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

Ndërkohë nga ora 10.00 e ditës së enjte deri në orën 17.00 do të ndalojë qarkullimi i mjeteve në akset Rinas – Qafë Kashar; Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës; Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti; Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit; Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave; Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton; Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

Zëdhënesja bën me dije po ashtu se nga ora 10.00 deri në orën 17.00 të ditës së enjte do të ketë kufizime të ndalimit dhe të parkimit të mjeteve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshi Skënderbej, Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›