E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Korce per parate e bixhozit

Zbardhet vrasja e Vloçishtit, Et'hem Hena u vra nga nje frekuentues i lojrave te fatit. 58-vjecari ka mbetur viktime e njerit prej klienteve te lokalit pasi ky i fundit kishte humbur shuma te konsiderueshme lekesh.

Policia ka arritur te zbuloje autorin e vrasjes misterioze, i cili eshte identifikuar si Edison Kodralli 35-vjec banor i te njejtit fshat me viktimen.

Sipas policise autori ka qene frekuentues i rregullt i lojrave te fatit dhe vetem per gjate muajit tetor ka humbur ne kete lokal nje shume prej 1.5 mln leke te vjetra. Burime te policise bene me dije se vetem diten para se te ekzekutonte 58-vjeçarin, autori ka humbur nje shume prej 90 mije lekesh te vjetra, gje e cila e ka acaruar ate dhe me tej ka kryer vrasjen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›