Vizita e Fyles, nje mundesi qe nuk duhet humbur Nga Petrit Vasili Zv.Kryetar i LSI
Vizita e z.Fyle ne mjaft rrethana te tjera do te ishte nje komunikim politik normal, pa ngarkesa dhe ndihmues ashtu sic kane qene gjithmone vizitat e tij ne Shqiperi. Por kete here, kjo vizite ndryshon shume nga gjithe te tjerat dhe do te kryhet ne nje realitet ngerci politik, te ngjizur prej kohesh, nje ngerc i cili eshte bere kritik dhe me pasoja teper te medha duke frenuar procesin e integrimit dhe duke e dekurajuar ate. Kjo vizite, eshte perkufizuar me shume te drejte, nje shans i arte dhe nje mundesi e re e jashtezakonshme per vendin dhe politiken shqiptare dhe ajo e tille eshte, sepse procesi i integrimit duhet te ece patjeter perpara. Z.Fyle vjen pra ne nje klime politike shqiptare plot dyshime, kalkulime politike takticizma elektorale ne nivel kombetar e lokal, duke bere qe per nje moment, kauza e tij per te bindur politiken dhe opoziten ne vecanti qe te votoje tre ligjet kyc per integrimin, do te dukej nje mision teper i veshtire. Por misioni i tij, eshte objektivisht nje mundesi qe nuk duhet humbur, sepse arsyet themelore, pra ato te qenesishmet, ato qe perbejne zemren e procesit politik te integrimit, jane ne anen e misionit te tij, ndersa semundjet kronike te politikes shqiptare si kundershtite, hezitimet, pavendosmerite, frika nga gjoja hapat e gabuar politike, jane realisht pa peshe, jane afatshkurtra, nuk jane parimore, ndaj dhe si te tilla, nuk mundet te prevalojne dhe nuk duhet ta pengojne me tej marrjen e statusit te vendit kandidat nga Shqiperia. Ne kemi vuajtur per nje gjysmeshekulli nje izolim te pabesueshem dhe vrastar. Ka vetem nje pergjigje per te fituar keto dhjetera vjet kohe te humbur dhe ky do te ishte integrimi sa me i shpejte evropian i vendit drejt asaj hapjeje evropiane, qe emancipon e ndryshon ne themel mentalitetin e politikes shqiptare, duke e orientuar ate drejt konstruktivitetit dhe kompromiseve parimore ne vend te betejave politike teper konsumuese dhe qe prodhojne prapambetje ne shume fusha, beteja politike keto, qe zemerojne dhe merzisin qytetarin e thjeshte. Shqiptaret ne kete ceshtje madhore kane qene te bashkuar si asnje here me pare mes tyre dhe vokacioni i jashtezakonshem pro evropian i tyre, ka qene nje stimul shume i forte per Evropen, qe ajo te kete dashamiresi pa fund ne mbeshtetjen e procesit te integrimit, duke dale edhe mbi procedurat burokratike e duke i dhene njeri pas tjetrit shanse pa fund Shqiperise, qe ajo te beje perpara ne kete proces dhe vete vizita e z.Fyle, eshte nje mision dhe mundesi e tille e madhe, per te mos u humbur. Votimi i menjehershem i tre ligjeve ne parlament per te cilat nuk ka asnje kundershti parimore mes mazhorances dhe opozites, pra behet me i lehte, si dhe braktisja e takticizmave politike po ashtu. Keto ligje, na duhen sepse reformimi i sjelljes dhe normave te funksionimit te parlamentit si organi ligjvenes, eshte domosdoshmeri, po ashtu edhe ligji i statusit te sherbimit civil, do te thote kualitet dhe qendrueshmeri e shtetit vete, si dhe ligji per gjykaten e larte, si nje nga instancat kulmore te drejtesise shqiptare, qe do te ndihmonte edhe konsolidimin e shtetit ligjor, por edhe fuqizimin e luftes ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. Votimin e ketyre ligjeve, nuk mund dhe nuk duhet ta kushtezojne ceshtje te tjera, sepse asnje prej tyre, nuk do te mund te baraspeshonte ate vlere dhe dimension, qe integrimi evropian ka per te sotmen dhe ardhmen e Shqiperise, ndaj edhe misioni i z.Fyle, ndermerret per te evokuar pikerisht kete dimension te integrimit dhe per te ndihmuar politiken shqiptare, te dale mbi veten dhe te jete me prane shqiptareve pro evropiane.
Zgjedhjet e ardhshme te 23 qershorit, kane influencuar jo pak, si dhe kane kushtezuar se tepermi vendimmarrjet e politikes, ne funksion te perllogaritjeve elektorale, duke frenuar ne kete menyre procesin e integrimit dhe duke bere keshtu nje gabim historik, qe per Shqiperine do te ishte me pasoja teper te medha. Ka pasur edhe deklarime politike, se procesi i integrimit mund te prese dhe mund te realizohet edhe pas zgjedhjeve. Vizita e z.Fyle duke u shnderruar ne nje mision te suksesshem, do te bente qe deklarime te tilla politike, te arkivoheshin e te mos ndikonin me tutje ne vendimmarrjet politike per integrimin, sepse procesi i marrjes se statusit te vendit kandidat, duhet te ndodhe perpara zgjedhjeve te 23 qershorit. Duhet te ndodhe perpara 23 qershorit, sepse se pari politika shqiptare, nuk mund te refuzoje e shperdoroje dot me nje mundesi politike kaq te madhe qe Evropa na krijon, sepse ajo do te sillte edhe krijimin e raporteve politike te nje natyre tjeter me Evropen, pasi ne fund te fundit edhe dashamiresia e saj lidhur me ne, do te kishte nje limit etik dhe politik, se dyti ekonomia e vendit po funksionon ne kontekstin e nje krize ekonomike globale, por edhe me pasoja te medha edhe ne Evrope, ndaj izolimi ndaj Evropes, do ishte humbje mundesish te medha te zhvillimit ekonomik, si dhe nje ekspozim me pasoja te renda ndaj krizes, se treti, vete Evropa po perjeton problem te karakterit ekonomik politik, por edhe social, per te cilat asaj i duhen kohe dhe energji te medha per t’i zgjidhur e per pasoje lind pyetja, a do te kishte ajo kohe te merrej kush e di per te saten here me kapricot e politikes shqiptare? Per keto arsye te medha, do te duhej patjeter qe procesi te ecte me ritme shume te shpejta dhe realizimi i marrjes se statusit te vendit kandidat, do te duhej te ndodhte perpara zgjedhjeve politike te 23 qershorit dhe natyrshem mazhoranca dhe opozita, qe do te dilnin pas tyre do te percaktonin nje program politik katervjecar, qe realizonte hapa drejt anetaresimit te Shqiperise ne BE, qe eshte edhe nje objektiv final ne vend qe te mbeteshim ne vend dhe te flisnim perseri e perseri, per statusin e vendit kandidat. Vizita e z.Fyle, eshte nje mundesi qe nuk duhet humbur, sepse fituesit e medhenj, do te jene shqiptaret dhe jo politika, ndaj nuk mund dhe nuk duhet te kete hezitime per t’ua dhene kete gezim atyre dhe per t’ua hapur dyert e Evropes, ashtu sic ata e meritojne duke shnderruar votimin e tre ligjeve, ne nje demonstrim pergjegjshmerie politike, por edhe atdhedashurie.