Vizita e Guilian në Beograd, dyshime në radhët e politikës serbe

Ish prefekti i Nju Jorkut, Rudi Guilian, planifikon të bëhet këshilltar i nacionalistëve serbë, që dikur ishin aleatë të Sllobodan Millosheviç, nëse ata fitojnë në zgjedhjet e muajit maj në Beograd.
Zoti Guiliani tha të premten, në një konferencë të përbashkët për shtyp me zyrtarët e Partisë Progresive Serbe në Beograd, se ai dhe kompania e tij konsultuese, do t`i këshillojnë zyrtarët e kësaj partie se si të udhëhiqet Beogardi, nëse ata dalin fitues në zgjedhjet në kryeqytetin e Serbisë.
Kjo parti opozitare, që i ka akuzuar autoritetet në qytetin e Beogradit për korrupsion dhe politikë të dobët ekonomike, qartazi shpreson se vizita e Guilianit do të rrisë shanset e saj në votime.
Nga ana tjetër, kjo vizitë e ka zemëruar prefektin akitual të Beogradit, Dragan Gjillas, i cili e ka kritikuar zotin Guiliani për mbështetje që u kishte dhënë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër Beogradit dhe Serbisë.
Zoti Gjillas tha se Guiliani “nuk është person që mund të flasë për të ardhmen e Beogradit”.
Ndaj vizitës së tij ka reaguar edhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke thënë se “nuk na duhen të jashtmit për të na thënë se çka është e mirë për Serbinë”.
I pyetur për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 lidhur me Kosovën, Rudi Guiliani tha se kjo “kishte ndodhur para shumë kohe” dhe se “Amerika dhe Serbia duhet të jenë miq të mirë”.