By-Passi i Shkodrës, PS tryezë për ndryshimin e projektit

Kreu i Partisë Socialiste të rrethit të Shkodrës Genc Uruçi, i ka kërkuar drejtuesve të bashkisë së Shkodrës ndryshimin e projektit të By Passit të Shkodrës, me qëllim që të ruajë shëtitoren pranë urës së Bunës.
Në një deklaratë për mediat, ai i ka kërkuar Bashkisë, që brenda datës 5 maj të krijojë një tryezë me grupet e interesit, për ndryshimin e ketij projekti.
Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se në rast se nuk do të merret një vendim i tillë, ai do të dorëzojë pranë Gjykatës një padi penale ndaj bashkisë së Shkodrës.
Tashme pas ankesave të banorëve, myftinise së Shkodrës i shtohen edhe pretendimet e Partisë Socialiste, për ndryshimin e projektit për ndërtimin e By- Passit të Shkodrës, i cili u cilësua si një investim tepër i rëndësishëm për ti dhënë fund rrezikut të përmbytjeve në qytetin e Shkodrës.