E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e Nishanit në Bruksel, presidenti pritet nga liderët e BE-së

Tiranë- Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka nisur sot një vizitë zyrtare tre ditore në Bruksel, me ftesë të shefit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy në prag të dhënies së raport progresit për Shqipërinë.

Mësohet se presidenti Nishani gjatë vizitës së tij do të takohet me krerë të lartë të Bashkimit Evropian e do të shoqërohet nga ministrja e Integrimit zonja Majlinda Bregu.

Në orën 14:30 zoti Nishani do të zhvillojë një takim me zotin Van Rompuy ku pritet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më pas ai do të takohet me Komisionerin për Zgjerim në BE, Stefan Fule, në orën 16:30 ai do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Pasditën e së martës zoti Nishani do të takohet me kryebashkiakun e Sharbeek-ut, Bernard Clerfayt etj.

Të mërkurën zoti Nishani do të takohet me përfaqësuesen e lartë të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Politikave të Sigurisë, Catherine Ashton.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›