E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë, zbardhet axhenda

Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, Ursula von der Leyen do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të zhvillohet në orën 14:30.

Axhenda:

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri

Këtë të mërkurë, Von Der Leyen zhvilloi një vizitë zyrtare edhe në Maqedoninë e Veriut në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshje të përbashkët, BE-RMV për mbrojtjen e kufijve e njohur ndryshje si ‘Frontex’.

Risia e këtij zhvillimi është nënshkrimi i marrëveshjes në gjuhën maqedonase gjë që më herët ndalohej nga Bullgaria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›