E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita ne Tirane Thaci takon Nishanin e Meten

Pjesë e axhendës së vizitës zyrtare në Tiranë të kryeministrit kosovar, ishte edhe takimi me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Kreu i shtetit vuri në dukje se ka mbështetur në vazhdimësi bisedimet Kosovë-Serbi, si dy shtete fqinje të pavarura e sovrane. Nga ana e tij, kryeministri Thaçi shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të Republikës së Shqipërisë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë në procesin e njohjeve, nismave rajonale dhe integrimit të Kosovës.

Ndalesa e radhës e kryeministrit Thaçi ishte selia e LSI-së. Në ditën e themelimit të LSI-së, kryeministri Thaçi uroi kreun e kësaj force politike për suksesin në zgjedhjet e 23 qershorit. Para mediave u shpreh vlerësimi reciprok për forcimin e demokracisë në të dy vendet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›