US open eleminohet favoriti Marrej

Kampioni në fuqi, njëkohësisht kampion olimpik dhe ai i Uimbëlldonit, Andi Marrej, u eleminua në çerekfinale të turneut të Çmimit të Madh US Open në tenis. Kjo ishte e papritura e dytë radhazi, pas largimit të Rozher Federerit në të tetat e finaleve.
Marrej u thye në 3 sete nga zvicerani me origjinë polake Stanislas Vavrinka, madje me shumë lehtësi. Kjo ishte një tjetër e papritur.
Setet ishin 6-4, 6-3 e 6-2.
Në çerekfinale del numri 1 i botës, Novak Gjokoviç, i cili humbi një set ndaj rusit Mihail Juzhnij. Setet ishin 6-3, 6-2, 3-6, 6-0.
Çiftet gjysmëfinale të meshkujve janë Gjokoviç-Vavrinka dhe Nadal-Gaske.
Tek femrat, gjysmëfinalet janë Serena Uilliams-Li Na dhe Viktoria Azarenka-Flavia Peneta.