Vizitat pa leje do të kthehen mbrapsht
29/09/2009 Respektimi i sistemit të referimit, grupe speciale do të kontrollojnë situatën nëpër spitalet e vendit
Përjashtohen urgjencat, caktohen sanksione për shefat, si dhe prishje e kontratave të punës
Pacientët që do t’u drejtohen spitaleve për të kryer vizitat mjekësore, pa marrë më parë rekomandimin e mjekut të familjes do të kthehen mbrapsht. Nëse mjekët apo shefat e shërbimit përkatës nuk do të zbatojnë sistemin e referimit, mbi ta do të rëndojnë sanksione të formave të ndryshme. Kreu i ri i ministrisë së Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka pohuar gjatë ditës së djeshme në aktivitetin “Mbrojtja shëndetësore në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë” se do të merren masa ndaj strukturave që nuk do të respektojnë këtë sistem, i cili prej kohësh po përballet me vështirësi të shumta. Kjo për shkak të dyndjes së popullatës nëpër dyert e spitaleve, duke krijuar kaos e radhë të gjata pranë dyerve të specialiteteve, çka lejon rrjedhjen masive të pagesave nën dorë në formë abuzive. Pavarësisht se muaj më parë është finalizuar kalimi i spitaleve në skemën e sigurimeve, kjo e fundit mbetet ende tepër e brishtë, gjë që ministri e shpjegon me faktin se deri tani reforma ka mbetur pa u konkretizuar, pasi nuk është zbatuar ligji. Këto probleme dhe të tjera që shqetësojnë sistemin shëndetësor janë diskutuar dje në aktivitetin e zhvilluar nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore dhe GTZ, duke evidentuar masat që do të ndërmerren në përmirësimin e tyre.
Kontrollet
Ndalimi i vizitave pa rekomandim në spitale do të kontrollohet në mënyrë të rreptë nga grupe të posaçme që do të ngrejë Ministria e Shëndetësisë. "Do të nisim kontrolle në spitale për respektimin e sistemit të referimit", - ka deklaruar ministri Vasili. Kjo do të thotë se qytetarët që nuk do të paraqiten në spital me lejen e mjekut të tyre nuk do të mund të përfitojnë ekzaminimin për të cilin kanë nevojë. “Ndihma shëndetësore që nuk kalon në filtrin përkatës do të thotë se pacientët nuk do të kenë akses për gjëra banale në spitalet tona dhe do të detyrohen të kthehen mbrapsht. Në kontrollet dhe verifikimet që do të bëjmë do të ketë masë administrative ndaj atyre që do të shkelin rregullin”, - ka përfunduar ministri. Do të jetë shërbimi parësor ai që do të mirëpresë pacientët sipas zonës së banimit për të kryer këto vizita, e cila do të shmangë dhe përplasjet në spital. “Ne jemi në një proces që po përmbyllim depistimin e personave në të gjithë Republikën, në mënyrë që të dihet se cili mjek është përgjegjës, për cilët persona, duke lejuar dhe zgjedhjen e lirë të mjekut. Në përmbyllje të këtij procesi patjetër që presim që mjeku i familjes të përzgjidhet gjithnjë e më shumë, pavarësisht se duhet theksuar se frekuentimi i mjekut të familjes është rritur ndjeshëm me nisjen e reformës në shërbimin parësor”, - ka pohuar drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Për të gjitha rastet kur kjo linjë nuk do të ndiqet, do të ketë ndëshkime, të cilat do të arrijnë deri në ndërprerjen e kontratës së punës me spitalin, por edhe në forma më të rënda, sipas dëmit të shkaktuar te pacienti.
Ndryshimet
Rritja e autonomisë së spitaleve cilësohet si pikënisja kryesore e reformës së ndërmarrë pak muaj më parë në të gjitha rrethet e vendit. Drejtoresha e ISKSH-së vuri theksin te përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të pagesave në shërbimin parësor, duke favorizuar financimin për indikatorët e performancës (që aktualisht është 10 për qind e pagesës) si dhe të bonusit (5 për qind e pagesës) në krahasim me pagesat për kapacitetin (pagesa fikse prej 85 për qind). Ndërsa për shërbimit spitalor është marrë tashmë vendimi për përdorimin e të ardhurave dytësore plotësisht për nevojat e spitalit. Lidhur me sfidat për konsolidimin e reformës në spitalor, Hana vuri në dukje përmirësimin e sistemit të kontributeve dhe të bashkëpagesave të skemës së sigurimeve - rritja e aksesit të të siguruarve në përfitimin e shërbimeve. Kontributet e sigurimeve shëndetësore të popullsisë aktive dhe të ardhura të tjera zënë 26 për qind të totalit të buxhetit të ISKSH-së si dhe transferta nga buxheti i shtetit zënë 74 për qind të totalit.
Kontrolli dhe monitorimi i barnave që hyjnë në vend
Strukturë e re për ndalimin e barnave të skaduara
Së shpejti pritet të nisë nga funksionimi një strukturë e posaçme, e cila do të ndihmojë në kontrollimin e barnave që hyjnë në vend, për të shmangur kështu rrezikshmërinë që shfaqin barnat kontrabandë. Kështu, një strukturë e re e farmakovigjilencës do të merret me monitorimin e barnave të skaduara si dhe do të kontrollojë në mënyrë të rreptë cilësinë e dozave që janë në përdorim masiv nga popullata për të shmangur problemet shëndetësore që mund të vijnë nga përdorimi i tyre. Lajmi për ngritjen e kësaj strukture të munguar në vendin tonë është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. “Një objektiv që ne kemi vënë dhe do ta realizojmë pa diskutim, që është i domosdoshëm, tashmë i munguar prej kohësh, është ngritja e strukturave të farmakovigjilencës, çka do të tregojë se ç’ndodh në tregun farmaceutik realisht. Kontrolli do të konsistojë jo vetëm se është një kuti e paregjistruar në farmacitë tona, por do të monitorojë edhe ato barna tashmë të regjistruara në kanë të njëjtën cilësi edhe pas regjistrimit", - ka pohuar ministri. Nga ana tjetër, kontrollet të vazhdueshme do të ushtrohen edhe pranë subjekteve farmaceutike të licencuara në vend për tregtimin e barnave në lidhje me shitjen e tyre. Ligji përkatës ka tashmë të fiksuara edhe penalizimet që do të ndiqen për të gjitha ato subjekte farmaceutike që tregtojnë barna të paregjistruara (ku mungon pulla e dyfishte e sigurisë). Gjithashtu ministri i ri i dikasterit shëndetësor ka bërë dhe premtimin e tij të parë për të gjithë pacientët: "Ky është një premtim publik, Ministria e Shëndetësisë, e mbështetur nga komisioni parlamentar, nuk do të falë kurrë asgjë që në pikëpamje të etikës mjekësore mërzit dhe zemëron qytetarët dhe pacientët në vendin tonë.
Sanksionet
Në rast të mosrespektimit të sistemit të referimeve do të ketë sanksione në kontratat e lidhura, qoftë në kontratat e nivelit të parë me shërbimin parësor, qoftë në kontratat e nivelit të parë me shërbimin spitalor. Sipas Hanës, kjo e fundit ka disa ngecje, por do ketë sanksione, që të mos pranohen raste pa rekomandime, pa fletët përkatëse që shoqërojnë pacientin (përjashtohen urgjencat). Nëse do të shkelen këto masa, do të ketë sanksione kontraktuale, që do të shkojnë deri në prishje të kontratës. Lidhur me menaxherin e spitalit, pohohet se duhet të ketë fuqi ekzekutive, sepse, nëse ai nuk e ka këtë fuqi ekzekutive, nuk mund ta ushtrojë me stafin tjetër, si: mjekët, shefat e shërbimit, infermierët.
Bashkëfinancimi
Institucionet shëndetësore do të vijojnë zbatimin e bashkëfinancimit me strukturat përkatëse për një sërë shërbimesh të caktuara, e veçanërisht për ato terciare. Aktualisht ky lloj bashkëfinancimi bëhet për disa shërbime, si për ekzaminimet terciare (10 për qind, që jepet nga pacientët e siguruar, ndërsa të pasiguruarit mbulojnë tërësisht vetë koston e ekzaminimit të shtrenjtë në spital), e cila do të vijojë të funksionojë në këtë mënyrë. “Ne duam ta shtrijmë këtë edhe në shërbime të tjera, të cilat i janë lënë vullnetit të parave informate, pra pacientët paguajnë në mënyrë informale. Kjo jo vetëm për pagesat që vijnë nga ISKSH-ja te mjekët për shërbime të veçanta, por edhe ato që vijnë nga pacientët te mjekët”.
Reforma spitalore
Reforma e re e ndërmarrë në institucionet spitalore e përcakton spitalin si person juridik, publik me buxhet të pavarur. Aktualisht Instituti i Sigurimeve Shëndetësore nëpërmjet drejtorive të tij ka hartuar dhe ka lidhur kontratat për financimin e shërbimeve me katër spitale universitare, me 12 spitale të tjera rajonale si dhe me 23 spitale në nivele bashkiake për të gjitha rrethet e vendit. Ndërkohë autoritetet spitalore kanë nënshkruar kontratat individuale me punonjësit e tyre pas hyrjes në fuqi të reformës. Me ndryshimet e bëra ISKSH-ja financon për paga dhe shpenzime të tjera, lidhur me pagën e personelit për kontribute për sigurime shëndetësore e shoqërore të personelit, mallra dhe shërbime të tjera.