E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizitore ne ekspoziten Ndoshta te enderrosh

Tetë artistë të rinj përcjellin ëndrrën nëpërmjet artit bashkohor në ekspozitën "Onufri" të këtij viti. Kuratori i ekspozitës, italiani Danile Capra, ka përdorur një varg të Shekspirit nga monologu i Hamletit për të bashkuar artin e tyre.
Titulli i ekspozitës "Ndoshta të ëndërrosh", përfaqëson sipas Caprës gjendjen midis ëndrrës dhe imagjinatës në pikturë, instalacion, video dhe fotografi.
Tetë artitët u përzgjodhën nga kuratori italian mes 35 kandidatëve që paraqitën veprat në galeri. Çmimet e "Onufrit 2012" do të shpallen në fund të janarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›