Lihen te lire protestuesit e Dukatit banoret rrethuan gjykaten

Ne burg mbetet vetem Qetesori i Big Brother 2 u vetedorezua dy dite me pare ne polici dhe masa per te do te shqyrtohet nga gjykata sot
Gjykata e Vlores liroi 14 nga 15 te arrestuarit per ngjarjet dhe protestat ne Dukat ku pati dhe perplasje me policine. Gjyqtarja Elvana Cicolli ne nje seance qe nisi ne oren 9.30 ka gjykuar ne salle 13 nga 15 te arrestuarit per ceshtjen ndersa per njerin prej tyre Albert Hibrajn ju be seanca e mases se sigurise ne ambientet e spitalit ku ai vijon te marre ndihmen mjekesore.
Keshtu 14 nga 15 te arrestuarit per protestat dhe perleshjet me policine ne 11 nentor ne Orikum e Dukat jane lene te lire pas vendimit te gjykates se masa e sigurise ne ngarkim te tyre eshte detyrim paraqitje. I vetmi i mbetur ne qeli eshte Qetesor Ferunaj i vetdorezuar dy dite me pare tek uniformat blu. Ai do te dale perpara togave te bardha ne momentin plotesimit te 72 oreshit. Organi i akuzes eshte perfaqesuar nga Dritan Hoxha ndersa 14 te pandehur perfaqesoheshin nga tre avokate. Pergjithesisht masat e sigurise te kerkuara nga prokurori ishin detyrim paraqitje apo burg me afat 15 ditor ndersa avokatet i kane meshuar mases se sigurise detyrim paraqitje duke i cilesuar si te paligjshem masat shtrenguese paraprake pra te qendrimit ne burg te klienteve te tyre. Gjykimi i 14 te pandehurve perfundoi rreth ores 13.00 ndersa gjykimi i fundit u be ne ambientet e spitalit.
Gjykata urdheroi lirimin e menjehershem te te arrestuarve. Perpara fillimit te seances rreth 150-200 banore te Dukatit e Orikumit prisnin perpara ambientit te gjykates fillimin e seances nderkohe qe sa here qe furgonat e policise kalonin me te burgosurit duartrokisnin e brohorisnin per ta. Ne perfundim te gjykimit dhe lirimit te te arrestuarve nuk kane munguar prej banoreve qe prisnin jashte gjykates brohoritjet e gezimit me thirrjet Dukati per djemte dhe djemte per Dukatin.
Ka qene i larte edhe numri i efektiveve te policise prezent rreth ambienteve te gjykates por gjithsesi nuk ka patur asnje incident. Dukatasit jane shprehur se do te vijojne te kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ndersa kane komplimentuar drejtesine dhe gjyqesorin per vendimet e marra ne ngarkim te 14 te arrestuarve.
Banoret e Orikumit dhe Dukatit u arrestuan dite me pare pasi qellua me gure dhe mjete te tjera mbi policine ne nje tentative te tyre per te bllokuar rrugen kombetare. Banoret qe kishin dale ne rruge me pretendimin te organizimit te nje proteste per pronat u perplasen me forcat e policise qe nuk i lejuan ata te bllokonin rrugen dhe i shperndane duke perdorur gaz lotsjelles. Ka dyshime se protestat e dhunshme jane te frymezuara politikisht me qellim krijimin e idese se destabilizimit. Ngjarje te ngjashme u zhvilluan edhe muaj me pare dhe ndodhin ne mjaft raste pas vendimeve te rendesishme te BE per Shqiperine dhe shqiptaret. Gjate aksionit per shperndarjen e protestuesve te grumbulluar ne Orikum te cilet tentuan bllokimin e rruges nacionale u gjeten ne nje kamioncine dy bidone me benzine dhe dhjetera shishe te kthyera ne bomba lsquoMolotov.