Protestat opozita ne kerkim te mbeshtetjes
Opozita e bashkuar e ndien me se miri se shqiptareve u intereson integrimi i vendit dhe jo protesta apo lufta mes partive politike. Duke shfrytezuar kete ndjeshmeri te tyre kerkeses se perhershme per transparence i shton dhe kauzen e integrimit. E ndersa Bashkimi Evropian kerkon konsensus ne emer integrimit socialistet bejne apel per protesta. Opozita e bashkuar kerkon ti ndale keto qendrime dhe veprime me qytetaret shqiptare. Prandaj kemi vendosur ti ftojme serish ne sheshet e protestes dhe manifestimit te dinjitetit te tyre njerezor dhe demokratik. Kryefjala e protestave te reja do te jete serish transparenca si nje ceshtje jetike e demokracise ne Shqiperi po kesaj radhe kauzes se transparences do ti bashkengjitet kauza e integrimit si aspirate e mbi 96 e shqiptareve. Nuk mund te mjaftohemi te jemi mysafire apo udhetare ne Evrope. Ta bejme Shqiperine pjese te Evropes. Ky eshte misioni - deklaroi dje koordinatori i opozites se bashkuar Prec Zogaj. Por mungesa e mbeshtetjes duket se shtyn dite pas dite reagimin qytetar. Tryeza e opozites se bashkuar vendoi nisjen e protestave prej se dieles ndersa Zogaj pohoi dje se ato do te nisin kete jave. Gjate nje deklarate per shtyp ai fajesoi perseri qeverine per refuzimin e statusit te vendit kandidat. Zogaj pohoi se heqja e vizave pa integrimin nuk eshte zgjidhja per Shqiperine dhe shqiptaret. Sipas tij raporti kritik i BE-se shpjegon me se miri dhe arsyet e ketij refuzimi. Koordinatori i opozites se bashkuar deklaroi se ne emer te integrimit ajo hodhi nje tjeter hap dhe kerkoi transparencen e zgjedhjeve vetem nepermjet kutive te materialeve zgjedhore duke hequr keshtu dore nga fletet e votimit. Te gjithe e kuptojne se nje hetim pa fletet nuk do te ishte i plote por opozita e ndermerr kete hap per te zhbllokuar ngercin per te zhbllokuar cfare eshte bllokuar per shkak te krizes per te fituar kohe ne lidhje me reformen zgjedhore qe duhet te vijoje menjehere me venien ne levizje te hetimit parlamentar - tha ai. Zogaj i beri gjithashtu thirrje qeverise qe te informoje qytetaret shqiptare lidhur me rregullat per levizjen e lire ne zonen lsquoShengen. A informoi me tej se opozita e bashkuar ka programuar nje pakete te plote qe ka per qellim te zbatoje rekomandimet e BE te garantoje dhe pershpejtoje kursin evropianoperendimor te vendit. Pjese e kesaj pakete tha Zogaj eshte edhe programi zhvillimit qe do te perfundoje brenda ketij viti.