Taksistët: Informaliteti shqetësim i përhershëm, qeveria e re të veprojë
TIRANE - Sindikata shqiptare e taksive ka zhvilluar një konferencë, ku ka evidentuar edhe një herë problematikat që hasin në punën e tyre të përditshme. Sipas kreut të sindikatës, Gëzim Bardhi, informaliteti mbetet shqetësimi kryesor i cili hera-herës vë në rrezik edhe ekzistencën e tyre.
Sipas Gëzim Bardhit, në Tiranë momentalisht janë licencuar 930 taksi nga 1 mijë të tilla që është vendosur kufiri, por sipas tij nuk ka më interes për licencim dhe pagesë taksash, pasi informaliteti po shtohet dita ditës.
Në këtë konferencë, taksistët përsëritën edhe një herë kërkesën për luftim të informalitetit nga qeveria e re. Ndërsa paralajmëruan se ditën e enjte do të protestojnë me taksitë e tyre në kryeqytet për këtë fenomen që i godet jo pak ata.
Sindikata e taksistëve kërkon që të luftohet informaliteti me prioritet nga qeveria e re, pasi ky fenomen po u shkakton humbje të mëdha. Ndërsa sipas tyre ka rënë interesi për licencimin e taksive kohët e fundit, pasi informaliteti është shtuar mjaft dhe askush nuk po merr masa për parandalimin e këtij fenomeni.
(er.nu/M.Mertiri/BalkanWeb)