E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita mirënjohje për gjyshin: Ti pate besim tek unë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka përkujtuar gjyshin e saj, regjisorin e ndjerë Besim Sahatçiu. 

Npërmjet rrjetit social “Instagram”, Rita ka publikuar disa fotografi të gjyshit të saj, nga ku edhe i ka shoqëruar me komentin:

 “Më mungon gjyshi im.. Besim Sahatçiu. Të dua. T’i më ke bërë të besoj se kjo ishte e mundur... Ti ke pasur besim në mua, madje edhe para meje. Ke qenë aq ‘gangsta’. Mos u përfshi në telashe atje lartë. Të do, Rita Pita”, ka shkruar 22-vjeçarja. 

Rita Sahatçiu Ora e ka marrë emrin pikërisht nga aktorja mjaft e pëlqyer e gjyshit të saj, Rita Hayworth.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›