E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Boehner dhe Pelosi pro ndërhyrjes në Siri

SHBA - John Boehner, udhëheqësi i grupit të kongresistëve republikanë ka thënë të martën se do ta përkrahë thirrjen e presidentit, Barack Obama, për sulm në Siri dhe ka kërkuar nga kolegët e tij në Kongres që të veprojnë njëlloj.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me presidentin amerikan, Boehner ka thënë se SHBA-të duhet të përgjigjen ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri dhe t’iu tregohet aleatëve se Amerika ndërmerr masa kur është e nevojshme.

Presidenti amerikan ka zhvilluar takime sot edhe me udhëheqësen e demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi, e cila gjithashtu ka thënë se SHBA-të duhet t’i përgjigjen sulmit me armë kimike që amerikanët janë të bindur se fajtor është vetëm regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad.

Sipas Pelosit, marrja e miratimit të Kongresit për një intervenim ushtarak nuk është i domosdoshëm, por Obama është duke bërë përpjekje ta arrij këtë pasi jo pak kogresistë janë ende në dyshim nëse duhet një ndërhyrje e tillë apo jo.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›