Vjedhin 40 mije euro arrestohet shqiptari dhe partnerja greke
ATHIN - Ne pranga ka rene nje 28-vjecare greke dhe nje 31-vjecar shqiptar te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer grabitje ne posten e zones Katuna ne rrethin e Agrinios nga ku moren 40 000 euro. Per te mundesuar arrestimin e ciftit u desh te organizohej nje operacion i vecante i policise se Agrinios me policine e Athines. Gjate arrestimit ne lagjen Nikea ne Pire policia gjeti dhe sekuestroi nje pistolete 9 milimeter me 15 fisheke dhe nje celular qe e kishin vjedhur ne poste ku kryen grabitjen. Te arrestuarit do te shoqerohen ne Prokurorine e Agrinios.
4 Shtator 2010