Procesi Gerdeci rinis me shtyrje gjyqi
TIRAN - Rikthehet procesi gjyqesor i Gerdecit por me shtyrje. Mungesa e kryetares se trupit gjykues dhe deshmitareve solli shtyrjen e seances se radhes se ketij procesi te paracaktuar qe te zhvillohej para nje muaji. Gjyqi per tragjedine e Gerdecit qe pritej te riniste dje pas nje muaj pushimesh nga ana e gjykates por pas apelit ne sallen e gjyqit u verejt mungesa e kryegjyqtares Fatmira Hajdari dhe e disa deshmitareve. Per keto arsye u vendos qe seanca te shtyhej dhe te caktohet per daten 6 shtator.
Ne fillim te muajit gusht procesi Gerdeci mori pushimet verore ndersa te pandehurit qendruan edhe nje muaj me shume ne qeli dhe periudha nuk do tu llogaritet tek afatet e paraburgimit. Procesi per Gerdecin konsiderohet si me i madhi ne historine e gjyqeve pasi gjykon 29 te pandehur qe per veprimet apo mosveprimet sollen shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 ne fabriken e demontimit dhe cmilitarizimit te predhave e municioneve luftarake ne Gerdec.
Gjyqet
Procesi per tragjedine e Gerdecit ka me shume se nje vit qe ka nisur por deri tani shumica e seancave jane shtyre per shkaqe te ndryshme. Shume here jane avokatet perfaqesues te 29 te pandehurve qe nuk paraqiten ne sallen e gjyqit e here te tjera nuk eshte mbledhur trupi gjykues. Ne fakt deri tani nuk ka nisur ende me te vertete ky proces edhe pse jane marre disa deshmi te personave qe akuzohen si dhe te tjera nga punonjes te Ministrise se Mbrojtjes. Nga ana e saj prokuroria ka kerkuar disa here ndryshime te avokateve qe perfaqesoje te pandehurit pasi jane bere shkak per moszhvillimin e seancave te gjyqit. Pala mbrojtese ka kerkuar dhe ndryshime te trupit gjykues por ne te gjitha rastet kerkesat nuk jane miratuar. Ky proces pritet te zgjase shume per shkak dhe te provave te shumta qe jane mbledhur dhe numrit te madh te te pandehurve.
Tragjedia
Tragjedia e Gerdecit ndodhi me 15 mars te vitit 2008 ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere. eshtja Gerdeci me rreth 29 te pandehur 3 ne pranga dhe mbi 300 deshmitare te cilet aktualisht jane duke dhene deshmite e tyre para Gjykates konsiderohet me e madhja ne historine e gjyqesorit. Prokuroria e ka vleresuar Gerdecin si nje gabim njerezor ndersa pala e pandehur pretendon per nje sabotazh te mundshem. Si pasoje e nje shperthimi te fuqishem te ndodhur me 15 mars te vitit 2008 ne ish-fabriken e demontimit te municioneve luftarake ne fshatin Gerdec te Tiranes humben jeten 26 persona ndersa shume te tjere mbeten te plagosur.
Krimet e Renda
E ngjeshur do te jete puna per kete sezon edhe ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Procese te bujshme gjyqesore te ish-bandave kriminale do te shqyrtohen nga gjyqtaret. Proceset ndaj bandes se Lulzim Berishes bandes se Cerrikut bandes se Lushnjes kane hyre ne nje faze interesante per shkak se gjykata ka administruar deshmite me te rendesishme qe jane edhe provat kryesore per prokurorine ne fajesine e te pandehurve. Ne kete gjykate jane ne vazhdim edhe procese te tjera sic eshte gjykimi i Dritan Dajtit i akuzuar per vrasjen e 4 punonjesve te policise gjate aksionit per arrestimin e tij gjykimi ndaj ish-kreut te bandes se Lushnjes Aldo Bare si dhe po shkon drejt perfundimit gjykimi per zhdukjen e Remzi Hoxhes. Ndersa sezoni i gjykimeve do te vijoje te jete i ngjeshur edhe kete vjeshte te gjithe shpresojne qe proceset te mos shkojne drejt deshtimit per shkak te shtyrjes se seancave gjyqesore.
4 Shtator 2010