Rama, takimin e parë me aleatët për 2012-n
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka pritur aleatët e socialistëve, në takimin e parë për këtë vit, për të diskutuar mbi situatën politike në vend si dhe për qëndrimin politik të opozitës gjatë muajit në vijim.
Takimi po zhvillohet pranë selisë së PS-së, ndërsa në takim marrin pjesë kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PLD-së Spartak Ngjela, kreu i PSV91 Petro Koçi, si dhe politikani Preç Zogaj.