Kthehej per ne shtepi, arrestohet i arratisuri
Shkoder- Kerkohej prej tre muajsh per prodhim dhe mbajtje te armatimeve dhe municioneve pa leje, kapet teksa kthehej per ne banese i dyshuari. Mengjesin e dites se djeshme, ne vendin e quajtur fshati Trush, komuna Berdice e Shkodres, pas nje informate ne rruge operative eshte lokalizuar dhe ndaluar nga agjentet e komisariatit, Nuh Gjorretaj 57 vjec. Burime zyrtare bene me dije se arrestimi u be, pasi ndaj te dyshuarit eshte ekzekutuar urdhri i Prokurorise se Rrethit Shkoder i dates 18 shtator 2009, ndersa Gjykata e Faktit po ate dite, ka vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest ne burg", per vepren penale te "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Gjate nje kontrolli te kryer ne muajin shtator, ne banesen e Gjorretajt u gjeten nje sasi armatimesh dhe fishekesh, por i dyshuari ishte arratisur para se te mberrinin policet ne fshat. Pas hetimeve paraprake te kryera ne komisariat dhe izolimit ne paraburgim, mesohet se materialet ne ngarkim te Gjorretaj iu kaluan prokurorise per veprime te tjera hetimore.