Vriten 12 militantë pakistanezë

Autoritetet në Pakistan thonë se nga sulmi ajror i ushtrisë së SHBA-së, të ndërmarrë në rajonin fisnor të Vaziristanit të Jugut, janë vrarë të paktën 12 militant.
Zyrtarë të sigurisë i kanë thënë se sulmi ka filluar në orët e para të së dielës, me lansimin e 12 raketave, të cilat duket se cak kryesor kanë pasur strehimet e militantëve në fshatin Babar Ghar.
Nuk është bërë i njohur identiteti i militantëve, por fshati Babar Ghar njihet si fortesë e talebanëve nga Pakistani.
Ky është sulmi i tretë nga ajri i forcave amerikan në Pakistan i bërë brenda këtyre pesë ditëve.
Ndërkohë, Islamabadi ka kritikuar këto sulme amerikane, duke i fajësuar për vdekjen e qindra civilëve./Indeksonline/