E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet trafiku i marijuanes 6 ne pranga

Operacioni i koduar Kristal u realizua pas nje hetimi 1 mujor per te goditur grupet dhe rrjetet e furnizimit e te shperndarjes se lendeve narkotike ne Tirane

Pas nje hetimi afro nje mujor mbreme Specialistet e Seksionit Kunder Lendeve Narkotike ne Policine e Kryeqytetit kane finalizuar nje operacion te koduar Kristal. Gjate ketij operacioni kane perfunduar nen prangat e policise 6 persona dhe eshte bere shpallja ne kerkim i nje te shtati. Fale ketij operacioni u be i mundur mos hedhja ne treg te sasise prej 43 kg lene narkotike e dyshuar si marijuane e sekuestruar tashme nga organet e policise.

Operacioni

Arrestimi u krye menjehere pas informacioneve te marra nga efektivet e seksionit kunder lendeve narkotike ne ngarkim te tyre dhe organizimit te ketyre sherbimeve me qellim kapjen e shperndaresve te lendeve te ndaluara.. Gjate mesnates u be i mundur edhe arrestimi i tyre ne rrugen Komuna e Parisit ne afersi te nje qendre tregtare ne Tirane. Burime nga policia e Tiranes bejne me dije se lenda narkotike e dyshuar si marijuane me peshe 43 kg ishte e fshehur ne pjesen e pasme te automjeteve Ford Galaxy me targa TR 5031 U dhe BMW me targa M 271 LYH qe ishe ne pronesi te te arrestuarve Altin Ndoci dhe Thoma Rrapi.

Shperndarja

Operacioni i koduar Kristal eshte ne vazhdimesi te operacioneve me synim per te goditur grupet dhe rrjetet e furnizimit e te shperndarjes se lendeve narkotike njoftoi policia. Sipas policise se Kryeqytetit marijuana e sekuestruar mbreme ka pasur si destinacionTiranen kryesisht zonen e rruges Komuna e Parisit 21 Dhjetori dhe zona te tjera. Burime nga policia bejne me dije se rezultati i suksesshem i ketij operacioni ka ardhur pas nje hetimi nje mujor te bere ndaj te arrestuarve dhe fale informacioneve te poseduara. Nga te dhenat e deri tanishme ka rezultuar se personat e arrestuar ne bashkepunim me njeri ndash tjetrin kane bere te mundur sjelljen me automjet te sasise prej 43 kg lende narkotike e dyshuar marijuane njoftoi policia. Burime nga kjo e fundit bene me dije se puna per zbulimin e pjesetareve te tjere ne kete trafik vijonte.

43 kilograme droge u bllokuan nga policia e Tiranes diten e djeshme

Te arrestuarit

Me konkretisht gjate operacionit te koduar Kristal jane arrestuar

Altin Ndoci 23 vjec banues ne Tirane

Aurildo Xheka 31 vjec banues ne Tirane

Mark Gega 23 vjec banues ne Piraj Lezhe

Xhaferr Ferati 23 vjec banues ne Tirane

Thoma Rrapi 39 vjec banues ne Tirane

Vladimir Shtjefni 30 vjec banues ne Lezhe

Ne kerkim Nikolin Zefi 28 vjec banues ne Piraj Lezhe

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›