Vjedhja e bankës në Vlorë, arrestohet edhe një shtetas

Në pranga ra nga operacioni i koduar “BKT”-ja, Aleksandër Sinanaj, 24-vjeç, lindur në fshatin Velcë, Vlorë dhe banues në fshatin Radhimë Vlorë, person me precedent penal.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së “Bankës Kombëtare Tregtare” më datë 15.08.2011, në lagjen “ Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës. Në momentin e ndalimit gjatë kontrollit personale iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 (një) gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Për kapjen e këtij shtetasi janë përdorur metodat speciale të hetimit të krimit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në kushtet e dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /S.Ll/Start/
2011-08-21 15:18