E Diel, 1 Nëntor 2026

Iranianet e Ashraf apel nga Shqiperia per dhenien fund te perndjekjes ndaj tyre

Pak ditë pas sulmit të forcave ushtarake në kampin e muxhahedinëve të rezistencës ndaj regjimit të Iranit, në Ashraf, që ndodhet brenda territorit irakian, përfaqësues të tyre të ardhur muajt e fundit në Shqipëri, kërkojnë mbështetjen e opinionit botëror për dhënien fund të përndjekjes dhe masakrave ndaj atyre që mendojnë ndryshe qeverisë iraniane.

Hassan Nayebagha, është përfaqësues I komitetit të punëve të jashtme të këshillit të rezistencës së Iranit

“Refugjatet iraniane jetojne prej 25 vjetesh ne kampin Ashraf ne Irak. Ky ishte sulmi i peste me kampin ashraf dhe liberty ne Irak.
Forcat irakiane hyne ne kamp dhe ekzekutuan me gjakftohtesi 52 persona me plumb ne koke duke i qelluar nje e nga nje, teksa ata ishin me duar te lidhura pas shpine. ky eshte krim kunder njerezimit. ky brutalitet ka vazhduar per rreth 10 ore ne mengjesin e te dieles. 52 njerez u vrane brutalisht. Regjimi iranian i kerkoi qeverise irakiene qe te kryeje sulmin dhe ajo e beri kete, dhe e dini pse ndodhi?? sepse regjimi iranian aktualisht eshte ne nje situate kritike sepse njerezit po fillojne te reagojne” ......
Ai vijon me historine e krijimit të kampit.
“Ne 2003 shba pushtoi irakun, dhe kampi ashraf ishte ne kufi mes iranit dhe irakut. amerikanët shkuan në kamp dhe rezidentet i dorezuan armet ne kembim te premtimit se do te mbroheshin nga ushtria amerikane e cila i pajisi dhe me disa dokumente te vecanta qe i siguronin mbrojtje atyre qe i mbanin. fatkeqesisht ne vitin 2009 forcast ushtarake amerikane u larguan dhe i lane ne dore te qeverise irakiene rezidentet e kampit.forcat ushtarake irakiene jane nje vegel e regjimit iranian si pasoje e marredhenies se ngushte mes dy presidenteve”, vlerësoi Nayebagha.
Nargues Huseini ka emrin e Lules në gjuhën iraniane, asaj I kanë ekzekutuar motrën Mariamin në masakrën e katër ditëve më parë.
“Mariam Husein ishte motra ime. Nuk e dija që ajo ishte viktimë. E kanë qëlluar në kokë dhe i kishin lidhuar duart. U tmerrova. Ata vranë edhe njerëzit e sëmurë në spital. Kur pashë foton e saj u tmerrova. 6 gra dhe 1 burrë janë marrë peng. Janë shumë persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur dhe jemi mjaft të shqetësuar. Mariami motra isme, u arrestua që 15 vjeç nga regjimi. 19 vjeçe u martua dhe vetëm 4 muaj pas martesës i vranë bashkëshortin. Kishte 20 vite që jetonte në kamp|”
Emrin I Bahman Kamiab Shrifi, mban kuptimin e një masivi dëbore në gjuhën iraniane, por ai nuk është aspakt I ftohtë kur rrëfen tmerrin e ndodhur në Ashraf. Sesi u ndie kur pa mes fotove të masakrës së Ashrafit, motrën Fatimen, në banjon e kampit të vrarë me një plumb në kokë.

“Kjo eshte fotografia e motres sime , ketu duket qe i kane qelluar ne koke ne banjen e kampit. kush mund ta besoje kete. nuk do ta mendoja kurre qe motra ime mund te vritej ne kete menyre. kush eshte pergjegejs per kete?? kam humbur gjashte anetare te familejs sime nga regjimi iranian”, thotë Bahmani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën garant për jetën e refugjatëve të rezistencës iraniane në Ashraf, ndaj hakmarrjes dhe ekzekutimeve të qeverisë iraniane, dhe Hassani, Naguesi dhe Bahman, nuk kërkojnë as më pak dhe as më shumë sesa që SHBA-të të mbajnë premtimin

“Ajo qe ne duam nga komuniteti nderkombetar eshte shume e thjeshte, ate qe te gjithe njerezit ne te gjithe boten duan, ne duam lirine dhe demokracine, individuale dhe sociale, ne iran, asgje me shume. kishte nje marreveshje ndermjet shba dhe muxhahedineve ne kampin “Ashraf” dhe “Liberty”, qe Amerika e kishte per detyre te mbronte keta njerez. ata i pjisen me dokumente qe do i mbronin, keshtu qe ne i kerkojme shba te mbajne premtimet e tyre. Ata duhet te mbrojne njerezit ne kampin “Ashraf” dhe “Liberty deri ne destinacionin e fundit te tyre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›