E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy boksiere shqiptare ne Boterorin e te rinjve

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Botërorin e Boksit për të rinj. Jurgen Uldedaj dhe Xhenson Tusha kanë udhëtuar drejt Kievit, ku do të garojnë në peshat 75 dhe 80 kilogramë.

Jurgen Uldedaj dhe Xhenson Tusha janë dy boksierët që përfaqësojnë për herë të parë Shqipërinë në Kampionatin Botëror për të rinj, që do të zhvillohet në Kiev nga data 5 deri më 15 shtator.
Para nisjes për në Ukrainë, trajneri Fatjon Sorra ka deklaruar se pret medalje nga ky turne.

Të njëjta janë ambicjet edhe për dy sportistët e rinj.

Boksierët shqiptarë do te garojnë në 2 pesha. Xhenson Tushe garon deri në 75 kg, ndërsa Jurgen Uldedaj deri në 80 kg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›