E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Tahiri ne Athine

Saimir Tahiri që do të drejtojë ministrinë e Brendshme në Qeverinë e ardhshme, ka qenë në Athinë ku ka zhvilluar një takim me ministrin grek të Rendit, Nikos Dendias. Sipas një njoftimi të Partisë Socialiste, përkrah vullnetit për të intensifikuar bashkëpunimin, Tahiri ka kërkuar që të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të zgjidhet përfundimisht çështja e toponimeve. 
“Të intensifikohet bashkëpunimi mes palëve për të garantuar lëvizjen e lirë, dinjitetin e shtetasve dhe parimin e reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar. Luftë të përbashkët trafikut të qenevieve njerëzore, drogës dhe krimit të organizuar”, u shpreh Tahiri. 
Ndërsa ministri grek ka shprehur mbështetjen e Athinës për Qeverinë e re shqiptare dhe Kryeministrin e ardhshëm Rama, bëri të ditur i njëjti burim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›