E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linje e re per shkaterrimin e municioneve

Ne kombinatin mekanik te Policanit eshte inaguruar nje linje e re e demontimit te armeve dhe municioneve te teperta te ushtrise shqiptare.

Linja e re do te shkaterroje predhat 82 milimetra te artilerise se rende dhe ajo eshte teresisht e mekanizuar.

Proceset e punes kryhen nga makinerite dhe pa prezencen e punetoreve duke ulur ne maksimum mundesine e aksidenteve apo demtimeve gjate punes.

Projekti i pare me venien ne pune te kesaj linje per vitin 2010-2012 parashikon demontimin e 5250 tone municionesh.

118 punonjes dhe inxhinere do te angazhohen ne kete linje dhe punonjesite jane trajnuar e certifikuar per punen qe do te kryejne.

Ne kete kombinat pak muaj me pare u vu ne pune edhe nje linje per demontimin e armatimit te kembesorise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›