Vjedhja e pusetave në Gjirokastër, dy të arrestuar

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pronarin e një pike grumbullimi skrapi si dhe një person i cili vidhte puseta dhe materiale ndërtimi dhe i shiste për skrap. Burime nga policia bëjnë me dije se ka arrestuar 40-vjeçarin Altin Cari pasi gjatë një operacioni ne pikën e grumbullimit të Skrapit në lagjen Cfake Gjirokastër u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale puseta të rrugëve, stafa hekuri të vjedhura në pallatet në ndërtim si dhe një portë e madhe hekuri me dy kanata.
Sipas policisë të gjitha këto materiale i kishte vjedhur 38-vjeçari Taulant Braja dhe ai kishte shitur pronarit të pikës së grumbullimit Altin Cari. Kështu nga ana e Specialistëve të Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit është bërë arrestimi edhe i Brajës.
Gjithashtu në ngrakim të shtetasit Altin Cari, nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomiko Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka nisur procedimi penal për veprën penale të "Punësimit të paligjshëm ", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e grumbullimit të skrapit rezultoi se ky shtetas kishte punësuar katër persona të tjerë të pa rregjistruar në organet kompetente duke mos u paguar sigurimet shoqërore. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan porta e hekurt, stafat e hekurit, pusetat dhe disa topa me tel me gjemba, etj. Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.