Zgjedhja e Presidentit, cahet e djathta

Deputetet e mazhorances kane mbledhur 28 firma diten e djeshme per bere te mundur qe te kerkojne ne menyre ligjore amendimin e Kushtetutes, ne menyre qe Presidenti i ardhshem i vendit te zgjidhet nga populli. Diten e djeshme, ne mbledhjen e Kryesise se Partise Demokratike, lideri i PD-se, njekohesisht Kryeministri Berisha, eshte perballur me kerkesen e disa anetareve te Kryesise se tij per te ndryshuar amendimet e bera. Anetare te Kryesise i kane kerkuar Kryeministrit Berisha se do te ishte e udhes qe keto amendime te kryheshin ne menyre qe qytetaret te kishin te drejten te votonin per Presidentin, ne menyre qe ai te ishte nje figure e konsoliduar ne krye te shtetit. Nga ana tjeter, burimet bejne te ditur se kreu i qeverise ka theksuar, ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Kryesise se PD-se, se ai vete nuk kishte asnje kundershtim ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit nga populli, por ky ishte nje pakt i bere me Partine Socialiste dhe kete nuk mund ta shkelte i vetem. Ne perfundim te mbledhjes se Kryesise, kreu i qeverise Berisha pranoi se brenda saj ishin shprehur mendime te kunderta ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit dhe, sipas tij, kjo ishte normale. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se ai ishte i hapur per te degjuar kete pjese te Kryesise, por me pare ata duhet te siguronin 93 vota, numer votash me ane te te cilave mund te arrihej amendimi i Kushtetutes.
"Nese behen 94 vota ne menyre absolute, jam i pari qe do te votoj nga populli", deklaroi Berisha. Nga ana tjeter, kreu i qeverise shpjegoi se edhe votimi i Presidentit me nje numer te thjeshte votash do te ishte i pershtatshem ne kushtet kur zgjedhja e Presidentit ne vend shkakton kriza. Sipas Berishes, zgjedhja e Presidentit me nje shumice votash nga parlamenti eshte nje praktike e njohur ne cdo vend demokratik evropian, te cilet kane nje sistem parlamentar. Me pas, kreu i qeverise, njekohesisht lideri i PD-se, Berisha, ne nje mbledhje urgjente mblodhi deputetet e Grupit parlamentar te PD-se per te marre aty edhe miratimin per ndryshimin e disa neneve te Kushtetutes. Aty Berisha u perball me kerkesen e 28 deputeteve te mazhorances per te ndryshuar nenin e Kushtetutes, qe percakton zgjedhjen e Presidentit nga populli ne menyre qe ai te arrije te zgjidhet me votat e qytetareve. Deputete te PD-se si Pal Dajci, Prec Zogaj, Aldo Bumci kane folur ne mbledhjen e djeshme te grupit ne lidhje me nevojen e zgjedhjes se Presidentit nga populli. Kjo duket se e ka bindur Berishen, i cili ka theksuar se keta deputete, qe kerkojne kete ndryshim, duhet qe ne komision e ligjeve te bindin edhe deputetet e opozites ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit nga populli. Ne perfundim te mbledhjes, keta deputete jane treguar te gatshem ta bejne kete. Nga ana tjeter, deputetet e Grupit te PD-se kane pranuar dje amendimet e tjera te bera ne Kushtetute.
Ligjvenesit e djathte dorezojne sot ne Kuvend propozimin e tyre, sa i takon zgjedhjes se Presidenti nga populli. Jane 28 firmetare, nga radhet e kampit te djathte, te cilet, pergjate dites se djeshme, kane mbledhur firmat e nevojshme per te bere te mundur depozitimin ne Kuvend te nje propozimi, e qe ne kete rast, lidhet me ndryshimin kushtetues per zgjedhjen e Presidentit. Sipas propozimit me te fundit te ardhur nga ky grupim deputetesh, qe mbi te gjitha jep nje panorame te qarte te krijimit te dy grupimeve ne gjirin e djathte, kerkohet qe kreu i ri i shtetit te zgjidhet direkt nga sovrani, duke eliminuar ne kete menyre te gjitha raundet per zgjedhjen e tij, te percaktuara deri me tani ne Kushtetute. Njekohesisht, mesohet se Kuvendi, e konkretisht komisioni parlamentar i ligjeve, do te njihet sot me kete propozim.
Zogaj: Populli te zgjedhe Presidentin
Deputeti i PD-se, Prec Zogaj, shprehet se Presidenti duhet te zgjidhet nga populli sidomos ne kushtet kur sistemi qe pritet te vendoset ne vend eshte ai rajonal proporcional. Sipas Zogajt, ne keto kushte, qytetaret kane te drejten te zgjedhin nje figure te spikatur per President, duke qene se ata nuk mund te zgjedhin me deputetet e zones se tyre ne menyre te drejtperdrejte. Sipas Zogajt, duhet te jete vota e popullit ajo qe duhet te percaktoje se kush do te jete kreu i shtetit.
Sulaj: Nje kryetar shteti me kompetenca
Deputeti firmetar per zgjedhjen e Presidentit nga populli, Dashnor Sulaj deklaroi dje se vetem nje President nga populli do te arrinte te ishte ne nivelin e kompetencave qe Presidenti ka. Sipas deputetit demokrat Dashnor Sulaj, zgjedhja e Presidentit nga populli eshte nje model i njohur per shume vende qe jane republike parlamentare dhe do te ishte mjaft efikase ne kushtet e Shqiperise. Deputeti i PD-se, Sulaj, njihet edhe si nje nga mbeshtetesit me te medhenj te Presidentit Bamir Topi.
Bumci: Shpeton vendi nga kriza
Ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci, deklaroi dje se zgjedhja e Presidentit nga populli do ta shpetonte vendin nga krizat politike qe shkakton aktualisht neni ne Kushtetute per zgjedhjen e Presidentit. Sipas Bumcit, nje president i zgjedhur nga populli do te jete nje president i forte dhe i afte te kryeje detyren e tij mbi palet. Sipas Bumcit, zgjedhja e Presidentit nga populli do ta bente kete institucion me te forte.
Trashani: President me vote te thjeshte
Deputetja e Partise Demokratike, Arenca Trashani, eshte shprehur pro zgjedhjes se Presidentit me nje shumice te thjeshte votash. Sipas saj, ky eshte modeli gjerman i zgjedhjes se Presidentit dhe per pasoje mund te funksionoj edhe ne vend. Deputetja e PD-se ishte relatorja e ndryshimeve kushtetuese te paraqitura nga nje grup deputetesh demokrate, te cilet kerkonin zgjedhjen e presidentit me shumice te thjeshte votash ne raundin e peste te votimit.
Bregu: Parlamenti i ka kompetencat
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se nuk eshte kunder zgjedhjes se Presidentit nga populli, por thekson se Shqiperia eshte nje republike parlamentare dhe per kete presidenti duhet te zgjidhet nga Parlamenti. Sipas Bregut, ne rast se Shqiperia do te ishte nje republike presidenciale, atehere ishte normale qe presidenti te zgjidhej nga populli, por, sipas saj, ne rastin aktual, kjo zgjidhje nuk ka pse te behet.
Topalli: Eliminohen krizat parlamentare
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi pak dite me pare se ishte kunder zgjedhjes se Presidentit nga populli. Sipas Kreyparlamentares, ne Shqiperi presidenti ka nje rol honorifik dhe per kete eshte normale qe ai te zgjidhet nga parlamenti. Sipas Topallit, zgjedhja e presidentit me nje shumice te thjeshte votash ne raundin e peste te votimit eliminon krizat parlamentare dhe politike, te cilat mund te ndodhin ne vend si pasoje e nenit aktual te Kushtetutes.
Berisha premtoi President nga populli
Kreu i qeverise, Berisha, pak dite pasi Bamir Topi u zgjodh nga Kuvendi si President i ardhshem i vendit, deklaroi se do te ishte e udhes qe te beheshin ndryshimet e duhura ne Kushtetute, ne menyre qe presidenti i ardhshem i vendit te zgjidhej nepermjet popullit. Kjo per faktin se vendi u perball me rrezikun e zgjedhjeve te parakohshme pergjate votimeve ne lidhje me presidentin e ardhshem te vendit. Presidenti Topi arriti te zgjidhej me me shume se 84 vota ne raundin e 4-te te votimit, duke marre votat edhe te deputeteve socialiste, te cilet u quajten si deputetet e ish-kryeministrit Nano.
Bujar Leskaj PD
Besnik Mustafaj PD
Spartak Ngjela Pavarur
Pal Dajci PD
Engjell Cara PD
Sali Shehu PD
Dashnor Sula PD
Ndricim Babasi PD
Sami Gjergji PD
Edmond Spaho PD
Mevlan Xhindoli PD
Besnik Bisha PR
Genc Sharku PR
Artur Hasanbelliu PR
Frok Gjini PDK
Ymer Tola PDK
Rexhep Uka PD
Spiro Peci PBDNJ
Nardi Ndoka PDK
Fatmir Mediu PR
Arian Madhi PR
Gazmend Oketa PD
Prec Zogaj PD
Edi Paloka PD
Eris Hoxha PD
Jak Ndokaj PDK
Arian Starova PBLD
Ndue Shpani PDK