Vjedhje dhe shkaterrim prone, dy ne pranga
SARANDE- Dy te rinj jane vene ne pranga nga Policia e Sarandes gjate 24 oreve te fundit, per akuzen e vjedhjes dhe shkaterrimit te prones. Rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem eshte kapur Kreshnik Beqiri, i cili dyshohet se ka shkaterruar me dashje nje mur te verandes se lokalit te Shpresa S. Ngjarja ka ndodhur pas konflikteve per konkurrence, pasi edhe familja Beqiri kishte nje lokal ne pronesi dhe sherri, perqendrohej per nje mur ndares. Demi i shkaktuar shkon ne vleren e 50 mije lekeve. Ndersa rreth ores 11:00 eshte bere arrestimi i Nikollaq Taullaraj, banues ne Tirane, i denuar me pare me 8 vjet burg per gjobevenie. Pas denoncimit te V. D., se Taullaraj i kishte vjedhur nje telefon, agjentet i vune prangat.