E Diel, 1 Nëntor 2026

Prinderit: Nuk i njihnim dy shoket, u beme merak

Familjaret e te dyshuarit Ylli Gjinika, kane rrefyer per grupin hetimor se djali i tyre ishte narkoman dhe here pas here iu kerkonte para. Nena e tij, Cilja, ka thene se detyroheshin te mbijetonin duke shitur qumesht ne qytet. Ylli rezulton i denuar ne Greqi me 8 vjet burg per "trafik droge" dhe ne disa raste, eshte bere kontingjent i bluve vendore. "Nuk i njihnim dy shoket e tjere te Yllit qe e thirren pas mesnate. Kishim miq ne mbremje dhe ai qendroi gjate me ne, derisa u largua dhe nuk u kthye me, duke na bere merak", rrefyen prinderit.

Pasojat

Dy kembe te thyera, duar te copetuara dhe plage te shumta ne koke. Kjo ka qene pamja e Ylli Gjinikes, dje ne spitalin e Sarandes dhe diagnoza qe i kane nxjerre mjeket pas analizave te kryera. Per kete shkak 34-vjecari, eshte transportuar per ne Tirane.

I dyti

Policia e Sarandes po heton per rrethanat e ngjarjes. Agjente te shumte policie, jane vene ne ndjekje te personit te dyte, qe eshte pare ne banese nga cifti Muzhai. Nuk dihet nese edhe ai eshte plagosur nga hedhja prej lartesise dhe nuk behet i ditur identiteti i tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›