E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhje në dy banesa në Tiranë, identifikohen hajdutët, njëri i arrestuar e tjetri në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vlera”, i cili çoi në zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes me thyerje në banesa, të ndodhura gjatë muajve shkurt dhe korrik. Si rezultat, u identifikuan dy autorët e dyshuar të ngjarjeve.

Njëri prej tyre, shtetasi R. K., 57 vjeç, është vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij, G. L., 30 vjeç, është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia sekuestroi 900 000 lekë, 5 700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse dhe unaza), 8 celularë si dhe mjete që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

Dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të realizuar vjedhje në dy banesa, duke marrë para dhe sende me vlerë. Policia vijon punën për kapjen e të shpallurit në kërkim dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›