Vodhen raki ne lokal tre ne pranga

Tre persona jane arrestuar nga forcat policore diten e djeshme pasi dyshohen se kane vjedhur nje lokal ne kryeqytet dhe nje ne Gjirokaster. Nga burime policore mesohet se Gentian dhe Erlind Avdia perkatesisht 21 dhe 19 vjec jane arrestuar ne flagrance nga efektivat e policise se komisariatit nr. 2 ne kryeqytet pasi dyshohen se kane vjedhur ne lokal ne zonen e 21-Dhjetorit. Aktualisht jane duke u hetuar nje sere vjedhjesh te tjera te ndodhura ne kete zone ne muajt e kaluar per te cilat dyshohet se jane te perfshire dy te arrestuarit ndersa policia eshte duke punuar per dokumentimin ligjor te tyre. Nderkohe metodat speciale te hetimit kane cuar ne pranga nje shtetas qe kishte vjedhur me thyerje nje lokal ne Gjirokaster ku kishte vjedhur 70 mije leke te reja pije freskuese raki steka me cigare dhe sende te tjera. Sipas burimeve policore mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative dhe hetimeve eshte bere dokumentimi ligjor i vjedhjes ndersa diten e marte efektivat e policise kane arrestuar te dyshuarin Selam Demce 55 vjec banues ne Gjirokaster. I dyshuari ka hyre me dhune ne ambientet e nje lokali te ndodhur ne lagjen Zinxhira te Gjirokastres ne daten 30 gusht te ketij viti dhe prej aty ka grabitur shumen prej 70 mije lekesh te reja nje sasi pijesh freskuese 30 litra raki 5 steka cigare dhe sende te tjera. Nga policia behet e ditur se ne bashkepunim me prokurorine e rrethit po punohet edhe per zbardhjen e dokumentimin me prova ligjore per dy vjedhje te tjera te ndodhura gjate muajve te kaluar per te cilat dyshohet se Selam Demce eshte autori i grabitjeve.