E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superaksioni kapoja i Sacra Corona Unitta arrestohet ne Vlore

Kreu i organizates Albino Prudentino eshte arrestuar nga Policia e Shtetit duke e cuar ne tre numrin e kapove te kesaj organizate qe arrestohen nga policia shqiptare

Kreret e Sacra Corona Unitta duket se nuk kane nje fat shume te mire ne Shqiperi pasi Prudentino i arrestuar dje ne Vlore eshte i treti te cilit prangat ne kyce ia mberthejne agjentet shqiptare te policise. Ashtu si Xhuzepe Moulo Prudentino te dy drejtues te larte te Sacra Coronas nuk ka qene aq i kujdesshem lsquoPrudente nga italishtja lsquokujdes kur ka zgjedhur Shqiperine si strehe pasi ashtu si i pari eshte arrestuar dhe do te duhet te vuaje denimin per krimet mafioze.

Arrestimi

Drejtuesi i organizates mafioze italiane Sacra Corona Unitta Albino Prudentino eshte arrestuar mengjesin e djeshem ne Vlore dhe 9 persona te tjere jane arrestuar ne Itali dhe ne Tajlande. Superaksioni per arrestimin e 59-vjecarit eshte bere duke bashkerenduar punen mes organeve te drejtesise shqiptare me ato italiane pas hetimeve dyvjecare. Kreu i organizates mafioze ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga organet italiane te drejtesise dhe prej disa kohesh jetonte ne qytetin e Vlores per ti shpetuar prangave te policise italiane duke u maskuar si shites akulloresh. Per arrestimin e tij jane angazhuar forcat e Policise se Shtetit te cilat kane bashkepunuar me Prokurorine e Pergjithshme si dhe ne koordinim me Karabinierine e Leces dhe Prokurorine Distretuale te Antimafias ne kete qytet.

Operacioni

Operacioni i perbashket policor i koduar Kalipso vuri ne pranga Prudentinon bosin e mafias italiane lindur ne Ostuni te Brindisit dhe qe ishte fshehur ne Vlore per ti shpetuar drejtesise italiane. Gjykata e Leces ne Itali me daten 20 shtator te ketij viti ka leshuar ndaj tij urdher-arrestin duke e akuzuar per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge dhe grabitje ne rrethana renduese. Gjithashtu gjykata e Leces ne kuader te shkaterrimit te organizates me aktivitet kriminal ka leshuar edhe 11 urdher arreste te tjera 9 prej te cileve jane ekzekutuar ne menyre te njekohshme ne tri vende te ndryshme. Policia italiane ka arrestuar 7 prej te kerkuarve 1 person tjeter qe ishte pjese e organizates mafioze eshte arrestuar ne Tajlande dhe 1 ne Shqiperi. Nderkohe forcat policore jane vene ne kerkim te dy pjesetareve te tjere qe jane shpallur ne kerkim nderkombetar pas urdher-arresteve qe ka leshuar drejtesia italiane.

Nga burime policore mesohet se kreu i Sacra Corona Unitta gjate viteve 2005 deri ne vitin 2009 ne provincen Mesagne Ostuni dhe ne rrethinat e Brindisit ka qene pjese e nje organizate kriminale mafioze e cila merrej kryesisht me trafikimin e droges dhe grabitje ne rrethana renduese. Hetimet per goditjen e rrjetit kriminal kane nisur qe ne vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafias ne Lece ne bashkepunim me skuadren ROS te karabinierise e specializuar ne ceshtjet e trafikut. Sipas burimeve policore aktualisht per te kerkuarin nderkombetar Albino Prudentino po kryhen procedurat perkatese me qellim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›