E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Nikles”, 86 vjet burg

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 86 vjet heqje lirie 7 anetaret e Bandes se Nikles te akuzuar per 7 grabitje me dhune, atentat dhe rrembim personi.
Togat e zeza, te kryesuara nga Ardit Mustafaj, kane shpallur fajtor dhe ka denuar me 16 vjet heqje lirie Flamur Haken, 17 vjet Petit Lleshin, po aq Kreshik Berishen, me nga 11 vjet Agron Tafanin dhe Mustafa Xheken. Nderkohe, gjyqtaret kane denuar me 10 vjet Edmond Sinen dhe me 5 vjet Ervin Belben. Shtate te akuzuarit kane qene te pranishem dje ne seancen gjyqesore, duke kerkuar edhe vazhdimin e procesit gjyqesor pa pranine e mbrojtesve te tyre. Ndaj tyre lista e akuzave ishte e gjate. Pervec 7 grabitjeve me arme, Petrit Lleshi dhe Flamur Haka akuzohen per vrasjen e mbetur ne tentative ndaj Bredar Ullirit, djalit te biznesmenit te njohur, Abaz Ullirit. Keta dy persona, te cilesuar nga akuza si “truri i organizates kriminale”, akuzohen edhe si organizatore te pengmarrjes se Kujtim Shtufit, duke kerkuar 50 milione lireta per lirimin e tij. Gjithashtu, “Banda e Nikles” eshte akuzuar per grabitjen e kambisteve Avni dhe Ramiz Gjuta, si dhe pengmarrjen e kambistit Reshit Beja. Dy seanca me pare, prokuroria kerkoi 91 vjet heqje lirie per 7 te akuzuarit, te cileve gjykata u beri nje ulje te lehte.
Redinalda Caushaj

Te denuarit me burgim:
Flamur Haka 16 vjet
Petrit Lleshi 17 vjet
Agron Tafani 11 vjet
Kreshnik Berisha 17 vjet
Mustafa Xheka 11 vjet
Edmond Sina 10 vjet
Ervin Belba 5 vjet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›