Vrasja e endacakut, fillon procesi
Tirane - Gjykata e Rrethit te Tiranes ka filluar dje procesi gjyqesor ndaj 51-vjecarit Arben Shehaj, i akuzuar per vrasjen e endacakut 17-vjecar, Renato Kiptiu. Mbrojtja u ka kerkuar togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Fehmi Petku, gjykimin e shkurtuar, duke pranuar aktet ne gjendjen ne te cilen ndodhen. Kerkesa eshte pranuar nga gjykata, e cila me pas i ka kerkuar prokurorit leximin e kerkeses per gjykim. Sipas prokurorise, ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri Shehaj, me detyre roje parkingu prane pallateve 9-kateshe, ka ndodhur me daten 10 tetor te vitit te kaluar. Prokurori tha se i pandehuri ka rrahur te miturin Renato Kiptiu, te cilin me pas e ka perplasur ne nje gjenerator, duke e lene pa ndjenja ne toke. Me pas, 51-vjecari eshte larguar nga vendngjarja. Kalimtaret e rastit e kane marre te miturin dhe me pas e kane derguar per ne spital, por ky i fundit nuk ka mundur t’i shpetoje vdekjes. Nderkaq i pandehuri Shehaj ka mohuar se ka rrahur te miturin, duke deklaruar se e ka ndihmuar duke e derguar ne spital per ndihme mjekesore. Ne seancen e radhes, prokurori i ceshtjes do te lexoje konkluzionet perfundimtare.
R.C