E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet me dhunë, po vijnë bandat italiane

Franco Gallucci dhe Giuseppe Margiotta

Dashamir Biçaku

TIRANË- Situata e rënduar e kriminalitetit e ka kthyer Shqipërinë në një parajsë për grabitësit aq sa edhe të huajt kanë filluar të vijnë e të kryejnë vjedhje me armë në vendin tonë duke përfituar nga dënimet e ulëta dhe mungesa e zbulimit të krimeve nga ana e policisë. Rasti më i fundit është ai i dy italianëve, të cilët janë arrestuar dje nga policia në Vlorë e Fier të akuzuar për disa grabitje me armë. Ata vinin në vendin tonë ku kryenin grabitje në mënyrë sistematike dhe më pas largoheshin sërish për në Itali. Objekt i grabitjeve të tyre ishin argjendaritë dhe mallrat e vjedhura shiteshin sërish në Shqipëri ose merreshin me vete në Itali.

Dy italianët e arrestuar në të gdhirë të ditës së djeshme javë Xhuzepe Marxhota (Giuseppe Margiotta) , 33 vjeç,dhe Franko Galuçi (Franco Gallucci), 31 vjeç, të dy me banim në zonën e Leçes. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ata janë identifikuar si autorë të disa grabitjeve të ndodhura në qytetin e Ballshit, Fierit dhe Lushnjës. Gjithashtu, policia tha se personat e arrestuar dyshohet se janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës.

Burimet e policisë shpjeguan dje se dy shtetasit italianë ishin nën hetim prej disa muajsh për një sërë grabitjesh të ndodhura në zonën e Fierit dhe Vlorës. Policia kishte vënë re se grabitjet kryheshin përmes një teknike të specializuar duke përdorur pistoleta neuro-paralizuese në disa qytete. Gjatë një analize të kryer disa ditë më parë, policitë e Lushnjes, Ballshit, Fierit dhe Vlorës kanë bashkuar dosjet hetimore në një të vetme duke piketuar dy italianët si autorët e mundshëm pasi viktimat e grabitjeve u kanë thënë hetuesve se personat që i kishin sulmuar nuk flisnin shqip. Sipas policisë, ata ishin nën mbikëqyrje dhe janë tradhtuar nga grabitja e fundit që kanë kryer në Ballsh dy ditë më parë.

Marxhota dhe Galuçi kanë hyrë në një argjendari në qytetin e Ballshit dhe pasi kanë paralizuar pronarin e saj kanë mbyllur veten brenda dyqanit. Brenda pak minutash ata kanë bastisur të gjithë dyqanin duke marrë sendet me më shumë vlerë e më pas janë larguar. Pronari i dyqant ka bërë denoncimin në polici dhe hetuesit kanë marrë në pyetje banorë të zonës. Nga të dhënat e para është zbuluar se dy grabitësit ishin larguar në drejtim të Fierit me një makinë të markës Hundai me targa TR 9739 P. Hetuesit janë vënë në kërkim të makinës, të cilën e kanë gjetur disa orë më pas. Fillimisht policia ka arrestuar italianin Xhuzepe Marxhota në Fier ndërsa pak orë më vonë është arrestuar edhe Franko Galuçi në Vlorë. Gjatë kontrollit në banesat ku rrinin dy italianët janë gjetur katër xhupat si dhe sende të tjera që kishin përdorur në grabitjet e fundit. Pas marrjes së gjurmëve të gishtërinjve policia ka pohuan se dy të arrestuarit janë personat që kanë kryer edhe grabitjet e tjera dhe më konkretisht: Më datë 17 janar të këtij viti, dyshohet se grabitën me dhunë në bashkëpunim, një person tjetër argjendari në qytetin e Fierit; Me 26 janar 2012, në Lushnjë, iu kanë grabitur nën kërcënimin e armëve dy shtetasve shumën prej 15 milionë lekë. Nga hetimi rezultoi se dy të arrestuarit kishin marrë me qeras automjetin tip Hundai me targa TR 9739 P pikërisht për ta përdorur në grabitje. Ndërkohë u sekuestrua automjeti Mercedes- Benz Vito, me targa DE 742 FC, në pronësi të Xhuzeppe Marxhotës. Veç këtyre sendeve u bllokuan edhe nëntë telefona celularë, disa dokumente me gjeneralitete te falsifikuara, të cilat Franko Galluçi i përdorte ne vend kalime kufitare,- thanë burimet zyrtare të policisë

Policia qëlloi me armë për të trembur grabitësin italian

Franko Galuçi, 31 vjeçari nga Leçe e Italisë, ka tentuar ti largohet policisë në momentin e arrestimit, por është detyruar të ndalojë kur uniformat blu kanë qëlluar me armë në ajër për ta trembur. Ai ishte person në kërkim edhe nga drejtësia italiane për vjedhje me armë dhe dyshohej se lëvizte i armatosur. Duke ditur rrezikshmërinë e 31 vjeçarit dhe faktin që mund të ishte i armatosur, operacioni është kryer në gjendje gatishmërie. Në momentin që jemi afruar për ta arrestuar Galuçi ka tentuar të largohet dhe ne kishim dyshime se mund të përdorte armën. Për këtë arsye është qëlluar me pistoletë në ajër nga efektivët e policisë. Në këtë moment ai ka ndaluar,- thanë dje burime nga grupi i policisë që ka marrë pjesë në operacionin e arrestimit të Galuçit.

Sipas tyre, Franko Galuçi, 31 vjeç, banues i përkohshëm në Vlorë, ndodhej në afërsi të zonës së njohur si Kali i Trojës. Menjëherë pas ndalimit Galuçi refuzoi të fliste për krimet e tij në Shqipëri. Nga ana tjetër mësohet se bashkëpunëtori tjetër i tij, Xhuzepe Marxhota ka pranuar veprimet e kryera me Galuçin, në mënyrë të pjesshme duke qëndruar në pozita pohuese për akuzat e ngritura ndaj tij.

Hetuesit e policisë së Vlorës dhe të Fierit, thanë se dyshohet se bashkë me këta persona të jenë përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë që mendohet se kanë orientuar italianët drejt aktivitetit të tyre kriminal. Burimet thanë se kanë dyshime mbi disa persona me banim në Fier dhe Vlorë, të cilët janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje.

Sakaq hetuesit kanë kërkuar të marrin në analizë të gjithë tabulatet telefonike të të arrestuarve dhe telefonave celularë që ata kanë përdorur në Shqipëri, me qëllim zbardhjen e kontakteve të tyre në Shqipëri si dhe të bisedave të mundshme të kryer me personazhe të mundshëm të krimit, në Shqipëri në qytetet e Vlorës dhe të Fierit e Lushnjes, por edhe në Itali. Hetuesit thanë se një pjesë e sendeve të vjedhura shiteshin në Shqipëri ndërsa të tjerat merreshin me vete në Itali.

I kërkuari

Burimet e policisë thanë se pas operacionit kanë marrë kontakte me homologët italianë nga ku ka rezultuar se Franko Galluçi ishte i kërkuar edhe nga policia e vendit të tij i akuzuar për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Për këtë arsye ai hynte dhe dilte nga Italia duke përdorur dokumente të falsifikuara

Hetimet

Policia ka provuar vjedhjet e kryera ditët e fundit nga dy grabitësit italianë, por dyshimet janë se ata kanë kryer edhe grabitje të tjera më parë. Sipas burimeve zyrtare, të dhënat e grabitjeve të dy italianëve po shpërndahen në të gjithë Shqipërinë për të parë nëse ka ngjashmëri me ngjarjet e pa zbuluara

Si kryheshin grabitjet

Dy italianët mësohet se kishin mbërritur në Shqipëri, disa ditë pas Vitit të Ri dhe kishin veprimet e tyre, duke kryer vjedhje dhe grabitje me armë, ose me mjete neuroparalizuese. Personat më parë studionin zonën, vendndodhjen e objektit dhe pronarët e tij. Më pas ata vëzhgonin edhe nivelin e sigurisë dhe sasinë e mundshme të mallit kryesisht bizhuteri që kishte në dyqanin e argjendarisë. Më pas me armë zjarri, apo me mjete neuroparalizuese sulmonin pronarin e dyqanit, shitësin apo njerëz të tjerë që ndodheshin aty në momentin e grabitjes. Mjetet neuroparalizuerse, sipas hetuesve, kishin shkaktuar në të gjithë raste neutralizimin e përkohshëm të pronarëve të dyqaneve, apo të shitësve. Në këtë mënyrë grabitësit kanë pasur mundësinë marrin të gjitha bizhuteritë apo sendet e tje

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›