E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Kosovë-Serbi, në fokus negociatat

Negociatat shihen si e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme sa i takon Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, deklaron se kur është fjala për përfaqësimin rajonal të Prishtinës, një gjë e tillë sipas tij, duhet të jetë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Kjo deklaratë e Jeremiç ka ardhur gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili zhvilloi seancën e rregullt për Kosovën.

Jeremiç ndër të tjera ka cituar se Serbia vazhdon ti përkushtohet këtij procesi, pasi është mekanizmi i vetëm legjitim për tejkalimin e pengesave.

Kërkimi i rezultateve jashtë bisedimeve është i padobishëm dhe kundër-produktiv. Situata në veri të Kosovës sipas Jeremiç mbetet e paqëndrueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›