Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 35-vjeçari
Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Ministrisë së Jashtme.
Policia ka nisur punën për identifikimin e trupit dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Paraprakisht dyshohet që 35-vjeçari të jetë i pastrehë, i cili mund të ketë vdekur si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit ose temperaturave të ulëta gjatë natës.