"Buxheti i 2010, jo me i fragmentarizuar"
Udhezim per anetaret e kabinetit qeveritar qe ne vijim te tradites se dobishme te krijuar vitet e fundit, te shmangin fragmentarizmin ne hartimin e projekt-buxhetit per vitin 2010. Lidhur me kete, kryeministri Berisha kerkoi qe ky buxhet te jete buxheti i antifragmentarizmit. "Kjo qeveri ka krijuar nje tradite te dobishme per buxhetin, ne themel te se cilit ka qene antifragmentarizmi. Ne vitin 2005 e kemi gjetur te fragmentarizuar ne 5 mije zera qe, perkthyer ndryshe, do te ishte nje avullim i buxhetit. Gjate viteve jemi perballur me sukses me kete fenomen",- tha kryeministri. Ai theksoi se eshte shume e rendesishme qe buxheti te kete perqendrim ne projekte te medha, ne menyre qe te mos shkohet ne fragmentim. "Qeverise se ardhshme do t'i leme buxhetin me te konsoliduar, duke parashikuar qe cdo ministri te kete jo me shume se 40 projekte. Antitherrmimi apo konsolidimi i buxhetit ne projekte te medha eshte rruga me eficente kunder korrupsionit. Ne mbyllje te nje qeverisjeje 4-vjecare, ku secili prej jush ka kontribut te cmuar, le t'i leme qeverise se ardhshme buxhetin me te mire qe kemi hartuar ndonjehere dhe te bejme kompaktesimin maksimal te zerave dhe te buxhetit ne teresi", deklaroi Berisha.