E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset qe nuk shlyejne borxhet e njeri- tjetrit, s'do t'u rimbursohet TVSH

Bizneset qe nuk shlyejne borxhet e njerit-tjetrit, nuk do te mund te marrin Tatimin mbi Vleren e Shtuar te rimburesuar. Lajmin e ka dhene dje, kryeministri Berisha gjate mbledhjes se qeverise. Ai ka njoftuar hartimin e nje projektligji per kete qellim, i cili pritet te ndihmoje edhe bankat e nivelit te dyte per moskreditimin e ketyre bizneseve. Cdo qeveri borxhin ndermjet biznesmeneve, e trajton me procedura te caktuara, eshte shprehur kryeministri. "Kam degjuar se pronaret e betonierave, kishin formuar listen e zeze te ndertuesve. Megjithese ne tatime nuk e kane sjelle kete liste, une e pershendes hapin e tyre. Ndersa qeveria paguan TVSH-ne me automatizem dhe bene nje nga gjerat me te mira, ata nuk i paguajne atij qe i kane detyrimin. Kjo eshte e papranueshme", shtoi Berisha. Se pari, ata qe nuk paguajne ate qe i ka borxhin me dokumente, nuk do ta marrin TVSH-ne, derisa te vene ne rrugezgjidhje ceshtjen e borxhit, ndonese jo menjehere, se cdo borxh rishqyrtohet dhe skedulohet. E dyta dhe me e rendesishmja eshte se duhet te krijohet sistemi i njoftimit te bankave, ka theksuar kreu i qeverise. "Nuk mundet qe per shkak te borxhlinjve te falimentuar, te rritet krediti jo i mire. Ashtu sic ekziston regjistri i kredive kombetare dhe per rrjedhoje aty jane edhe kredite jo te mira, duhet te ekzistoje edhe regjistri i borxheve jo te mira dhe ky regjister administrohet nga bankat"- tha ai. Sipas tij, ky eshte nje problem delikat, por ka praktika te konsoliduara evropiane, te cilat kane stadet e veta, paralajmerimin e pare, te dyte dhe heren e trete afishohesh ne nje liste, e bankat nuk te japin me kredi. Ky eshte nje kusht shume i rendesishem per funksionimin e lire te tregut, sepse tregu funksionon mbi bazen e iniciatives dhe suksesit te saj, por edhe te mossuksesit dhe falimentimit, the kreu i qeverise . Sipas tij, pergjegjesia e qeverise eshte te beje ate qe mund te beje per te mbrojtur sistemin bankar. Kjo eshte nje domosdoshme per shkak te rendesise se tij jetike ne stabilitetin ekonomik te vendit. Kryeministri Berisha: Buxheti 2010, buxheti i antifragmentarizmit dhe i konsolidimit te tij ne projekte te medha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›