E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen hekurat e HEC te Banjes

Vidhnin hekur dhe profil llamarine me kamion ne hidrocentralin e Banjes, kapet roja me bashkepunetorin. Seksioni kunder krimit ekonomik dhe financiar ne drejtorine e policise se qarkut te Elbasanit ka arrestuar mengjesin e djeshem ne oren 03:00 Isuf Tahiri 47 vjec dhe Pellumb Rocin 37 vjec te dy nga Elbasani. Policia tha se, ne bashkepunim me njeri-tjetrin te dy jane kapur ne flagrance duke vjedhur profile hekuri dhe llamarina ne hidrocentralin e Banjes. Si prova materiale policia ka sekuestruar kamionin tip "MAN" me targe EL 0759 B ne pronesi te Pellumb Rocit, i ngarkuar me material te vjedhur. Nga hetimet paraprake rezulton se Isuf Tahiri ka qene me detyre roje i objekteve ne hidrocentral dhe ka vendosur ta grabise se bashku me shokun e tij.

Pas tentatives se vjedhjes se baneses se kryetarit te komunes se Ksamilit Vesel Kocia polica ka mundur te zbuloje dhe te ndaloj dy autoret e ngjarjes, qe beri buje ne kete qytet. Policia tha se ata jane SH. K 14 vjec dhe E. B 18 vjec te dy banore te Ksamilit. Arrestimi eshte bere per vepren penale te "vjedhjes" pasi te dy ne bashkepunim me njeri tjetrin kane tentuar te vjedhin me shqyerje banesen e kryetarit te Komunes Ksamil. Po keshtu te dy te rinjte dyshohet se jane edhe autor te vjedhjes se kishes se Ksamilit. Dosja me dokumentet per te dy te rinjte i kane kaluar prokurorise per hetimet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›