Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë
Share


Vjehrra Wali Hazrata
Një grua afgane është arrestuar pasi ka ndihmuar djalin e saj për të mbytur të shoqen. Shkak është bërë fakti se gruaja kishte lindur tre herë rresht femra. Vjehrra Wali Hazrata i lidhi këmbët gruas 22 vjeçare, Stori, ndërsa i shoqi, një pjesëtar i milicisë lokale, e mbyti.
Bebja dy muajshe nuk është lënduar. I shoqi është arratisur pasi ka bërë krimin, kurse nëna e tij është në qeli.